MENU
klinika

Champions, Crvena Zvezda kalon më tej

Tirana bën lojën dhe godet shtyllën, por eliminohet

25.08.2020 - 20:58

Për të ardhur vërtet keq, Tirana eliminohet nga Champions League, edhe pse ka dominuar totalisht ndaj Crvena Zvezdas. Ekipi serb fitoi 1-0 në “Air Albania” pa shkëlqyer, kur Tirana bëri vërtet një nga ndeshjet më të bukura në Europë.

Tirana në pjesën e parë pati 3 raste të pastra shënimi. Muçi, Cale dhe Hoxhallari për pak nuk shënuan, sidomos gjuajtja e fundit e mbrojtësit bardheblu. Ekipi serb nuk bëri thuajse asgjë. 45 minutat e para mbyllen 0-0.

Në të dytën është Zvezda që e nis mirë, por më pas kampionët shqiptarë shohin drejt portës kundërshtare. Muçi vepron bukur në zonë, gjuan fort, pret portieri, topi prek shtyllën, por nuk hyn. Një rast i artë për Tiranën.

Për të ardhur në minutën e 61’. Tomane shënon për serbët pas një goditje këndi, teksa kërcen më shumë se të tjerët dhe gjen cepin e portës. Megjithatë, Tirana nuk dorëzohet.

Cobinah humb mundësinë për të barazuar shifrat. Pas një kundërsulmi të shpejtë në krahun e djathtë ai shfaqet i vetëm para portierit kundërshta,r por gjuan shumë fort e fluturon sferën mbi katërkëndor. Rasti më i mirë për bardheblutë.

Lojë ka shumë, por eksperienca e Zvezdës, me menaxhimin e lojës bën të vetën. Tirana përpiqet, por nuk del dot më para portës kundërshtare. Pas 4 minutave shtesë, mbyllet 0-1 për Crvena Zvezdën, që kalon në turin e tretë të Champions, ndërsa Tirana në turin e tretë eliminator të Europa League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin