MENU
klinika

Art Koloni Pogradec 2020

Qyteti i liqenit, si studio gjigante e 30 piktorëve në garë

27.08.2020 - 15:11

         Qyteti juglindor, veç vizitorëve, të cilët nuk mungojnë as këto kohë kritike, vazhdon jetën artistike nën rregullat që dikton pandemia. Është çelur së fundmi, gara e pikturës. /Konica.al

Pogradeci dhe bukuritë e tij natyrore janë frymëzim për 30 piktorët nga Ballkani dhe disa vende të Europës, të cilët janë bërë pjesë e Kolonisë së Artit në Pogradec.

Qyteti i liqenit u kthye në një studio të madhe pikture, me një demonstrim të veçantë. Në sheshin e trëndafilave, piktorja maqedonase Kasiopeja Naumoska, realizoi një pikturë duke zgjedhur muzikën si tematikë, përmes një teknike të veçantë. Së bashku me të edhe piktorë të tjerë, nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, kanë performuar në natyrë.

Me pjesëmarrës, artistë nga Ballkani dhe Evropa, kjo ekspozitë është konceptuar në tri faza. Bashkia e Pogradecit e ka përshkruar kështu, aktivitetin që po mbledh shumë kureshtarë dhe admirues të artit të pikturës, sipas njoftimit në faqen zyrtare në “Facebook”:

Art Koloni Pogradec 2020?

30 piktorë nga Ballkani dhe Evropa, janë bërë tashmë pjesë e kolonisë e cila është ndarë në tre etapa për shkak të pandemisë. Pjesa e parë u zhvillua sot tek sheshi trëndafilave? nën tingujt muzikorë të Mariza Ikonomit, duke zbatuar masat anticovid.

https://www.facebook.com/plugins/video.php href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbashkiapogradec%2Fvideos%2F2708408346145768%2F&show_text=0&width=560

Punimet më të mira në piktorë, do të shfaqen në ekspozitë në muajin shtator dhe do t’i dhurohen fondit të Galerisë së Arteve Pogradec. Kolonia është një bashkëpunim i Bashkisë Pogradec, Qendrës së Kulturës dhe shoqatës “Antik”.

Aktiviteti i veçantë do të shtrihet në kohë, për shkak të pandemisë, ndërsa në shtator do të përmbyllet me një ekspozitën e plotë. Art Koloni 2020 Pogradec, ka bërë qe artistët nga Ballkani dhe Europa ta kthejnë Pogradecin për dy javë në qendrën Ballkanike të artit dhe kulturës. Në përmbyllje të këtij aktiviteti piktorët do të dhurojnë një prej punimeve të tyre duke pasuruar fondin e galerisë së Pogradecit.