Shkëndija e Tetovës ia ka dalë të kualifikohet në turin e dytë të Ligës së Europës jo pa vështirësi. Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka ka fituar me shifrat 2-0 ndaj Sumqajt në Azerbajxhan.
Nuk ka qenë një sukses i lehtë për tetovarët, të cilët kanë djersitur shumë për të gjetur rrugën e rrjetës dhe ia kanë dalë vetëm në pjesën e dytë të sfidës. Në të dy rastet kanë qenë penallti ata që kanë sjellë golat me Ibraimin e Donev që shënuan në ekstremet e fraksionit të dytë të lojës për të siguruar kalimin e mëtejshëm të ekipit të tyre.
Nuk ka qenë e e suksesshme transferta e Shkupit që u përball me Neftçi po në Azerbajxhan. Takimi përfundoi me shifrat 2-1 për skuadrën vendase, duke i dhënë fund ëndrrës europiane të shkupjanëve.
Ndërkaq, me Shkëndijën në turin tjetër do të jetë edhe skuadra tjetër tetovare, Renova, e cila ka mundur 1-0 Alashkert në transfertë falë golit të Mashkovskit në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes që zhvilloi në transfertë.
Ndërkohë, Keshla e Azerbajxhanit barazoi 0-0 me Laçin në kohën e rregullt prej 90 minutave dhe sfida ka shkuar në shtesë. Kurbinasit kanë mbetur me 10 lojtarë që nga minuta e 72’. Ndërsa Kukësi-Slavia Sofia përfundoi në barazim 0-0 në 45 minutat e para.