MENU
klinika

Europa League

Teuta mposht izraelitët, kalon në turin tjetër

27.08.2020 - 17:25

Teuta kalon turin e parë eliminator të Europa League, duke fituar 2-0 në Durrës përballë skuadrës izraelite Beitar Jerusalem. Një sukses i merituar i ekipit durrsak, që tashmë pret rivalin në turin tjetër, që sërish do të jetë me tek ndeshje.

Ndeshja nisi shumë mirë për durrsakët. Teuta shënoi në 6’ me Krasniqin. Pas një harkimi nga e majta, sulmuesi i afruar pak ditë më pare, tund rrjetën me gjuajtjen e tij. Miqtë izraelitë marrin frenat e lojës, por pak bëjnë në të parën për të shënuar.

E dyta nis me një rast të pastër për Teutën, por Beitar më pas krijon të paktën 3 raste të mira shënimi, në njërën prej tyre është Frashëri që e shpëton portën. Me fat skuadra durrsake.

Pas minutës 70’ janë vendasit që luajnë mirë dhe krijojnë jo vetëm volum loje, por edhe raste. Dy mundësi të mira edhe në minutat 80’, për të ardhur në 87’, kur Hebaj shënon golin e dytë dhe nokautit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions, Crvena Zvezda kalon më tej

Tirana bën lojën dhe godet shtyllën, por eliminohet