MENU
klinika

Europa League

Triumfon Kukësi, Laçi kalon me penallti

27.08.2020 - 21:00

Triumfon futbolli shqiptar. Të katër ekipet pjesëmarrëse në kupat e Europës kanë kaluar nga një tur. E para ishte Tirana në Champions që kaloi një tur me Dinamon e Tbilisit, ndërsa e dyta ishte Teuta në Europa League.

Në mbrëmje ishte radha e Kukësit dhe e Laçit të kalon një tur në Europa League. Verilindorët fituan 2-1 në “Air Albania” ndaj bullgarëve të Slavias së Sofias. Të tre golat janë shënuar në pjesën e dytë.

Në 55’, është Gashi që shpërthen në krahun e majtë dhe kur futet në zonë, merr penallti. Nga pika e bardhë është Eze që shënon golin e parë. Megjithatë, miqtë arrijnë të shënojnë një gol të bukur në 81’, teksa Krasev gjuan bukur me kokë.

Por pa kaluar as 3 minuta, është Cuper që realizon një gol shumë të bukur, duke i shmangur dy mbrojtësve në qendër të zonë. Përfundon 2-1, pavarësisht 4 minutave shtesë. Një ndeshje shumë e mirë e Kukësit dhe një nisje spektakolare e trajnerit të ri Gega.

Mrekulli e Laçit, që arrin të kualifikohet në turin e dytë eliminator të Europa League nëpërmjet penalltive. Koha e rregullt dhe shtesa në Azerbajxhan mes Keshlas vendase dhe Laçit përfunduan 0-0.

Nga minuta 72’ Laçi luajti me 10 lojtarë. Kurbinasit u treguan stoikë dhe nga gjuajtje e penalltive triumfuan, pasi i gjuajtën të sakta të pesta, ndërsa të fundit për vendasit e priti portieri Sherri, i ardhur së fundmi nga Vllaznia.

Ndërsa Gjilani, që merrte pjesë për herë të parë në Europë, nuk ia doli dot. Ekipi nënkampion i Kosovës e coi ndeshjen në shtesë me APOEL Nicosia, për pikërisht aty u mposht 0-2. Gjithsesi, Gjilani kishte përballë një ekip shumë të fortë dhe kalimi i turit paraeliminator me Tre Pene të San Marinos ishte sukses.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN