MENU
klinika

Rita Ora feston përvjetorin e albumit të parë

“Ora” do të thotë kohë në shqip, albumi që ndryshoi jetën time

28.08.2020 - 14:00

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka dy albume të nxjerra në treg përgjatë gjithë karrierës.

Albumi i parë “Ora” u publikua në vitin 2012, teksa albumi i dytë i quajtur “Phoenix” erdhi gjashtë vjet më vonë, për arsye se këngëtarja u përball me shkëputje të kontratës dhe probleme të shumta ligjore.

Sido që të jetë, Rita nuk i harron kurrë datat e shënuara e një ndër to është edhe ajo e publikimit të albumit të saj të parë në karrierë.

Në gusht të vitit 2012, Rita publikoi albumin “Ora”, domethënia e të cilit është “kohë” në shqip dhe vet Rita ishte shprehur se kishte vendosur ta quante kështu, ngaqw ishte kurorëzim i një pune të madhe e cila i kishte marrë shumë kohë.

Ajo së fundmi, ka publikuar në rrjetin social Instagram disa pjesë nga promovimi i albumit tetë vite më parë, duke kremtuar kështu përvjetorin e këtij projekti shumë të suksesshëm.