MENU
klinika

Historia e Mërgim Vojvodës

“Nga bombat në Kosovë, te kalimi në Serie A”

28.08.2020 - 15:18

Ka emrin e një mërgimtari, në fakt edhe jeta e tij e tillë u bë, por nga dje ai është pjesë e Serie A në futbollin italian. Fjala është Mërgim Vojvoda, i lindur më 1995, ardhur nga Standard Liege, pjesë e përfaqësueses së Kosovës, i cili nënshkroi kontratë 4-vjeçare me klubin ambicioz të presidentit Cairo.

Historia e këtij lojtari kalon përmes vështirësish të mëdha, jo vetëm ekonomike, por edhe njerëzore, të kushtëzuara nga një fjalë që nuk do të donim ta dëgjonim kurrë: lufta.

Në këtë rast, lufta në Kosovë, e cila në gjysmën e dytë të viteve ’90 detyroi prindërit e tij të iknin në Gjermani, duke braktisur nga halli vendlindjen, me vështirësi të tjera për t’u duruar.

 

View this post on Instagram

 

The Power ♥️???

A post shared by Mergim Vojvoda (@mergimvojvoda27) on

“Për t’iu shpëtuar bombave, ne jetuam në pyll për disa muaj, u fshehëm midis thasëve me grurë dhe lëvizëm nga njëra anë në tjetrën me traktorë. Ne luftuam kundër urisë dhe etjes, fjetëm nën qiellin me yje”, – kujton Vojvoda.

Për të përkeqësuar situatën tashmë në kufi, gjithashtu shërbeu burgosja e babait, vëllait dhe motrës në Republikën Çeke, një tjetër fazë e një kursi pengesash të ngjashme me një fushë të minuar. Gjashtë muaj atje dhe më pas arratisja e re, kësaj radhe për në Belgjikë.

Atje nisën të minimizohen hallet e tij, atje lloi rilindja e Vojvodës si në planin njerëzor, edhe atë futbollistik. Belgjika do të bëhej atdheu i tij i dytë, pika kse, nga e cila llojë përsëri të ndërtojë reputacionin nga poshtë, nga pjesa e pasme e bombave dhe tmerri i luftës.

Ekipet e të rinjve të Standard Liège paraqiten si çlirim për të, ndërsa nënshkrimi i kontratës së parë profesionale do të mbërrinte në ditëlindjen e 18-të. Ishte një gëzim i papërshkrueshëm, një lloj hakmarrjeje ndaj një jete që deri në atë moment nuk i kishte dhënë asgjë.

Më 2015, Vojvoda, pas një huazimi te Sint-Truiden, u transferua në Gjermani. Gjithashtu në formë huazimi kaloi te Carl Zeiss Jena, një klub në kategorinë e katërt, që ka rol parësor në pjekurinë e tij si futbollist dhe si njeri. Më pas riton pozitat në Belgjikë, me Mouscron në “Jupiler League”.

Një veprim i duhur, duke marrë parasysh që Vojvoda dëshmoi të ishte një nga interpretët më të mirë të kampionatit, duke tërhequr vëmendjen e Standard Liège, i cili, disa vjet më vonë, më 2019, e merr në radhët e tij.

Një tjetër sezon i shkëlqyeshëm që i dha atij interesin e klubeve europiane të niveleve të mesme. Në Itali shfaqën interes Atalanta dhe Torino, një sprint i tuar nga “granatat”, që do t’i japin atij mundësinë për t’u shfaqur në një ligë të nivelit më të lartë si Serie A.

Një ëndërr e fëmijërisë u realizua më në fund, pas sakricave të mëdha të bëra për të fituar betejën kundër varfërisë dhe kushteve të dobëta të jetesës. Vojvoda është një nga shtyllat e Kosovës, që mes tetorit dhe nëntorit do të luajë kualikimin historik për Kampionatin Europian, në gjysmënalen e “play-off”-it kundër Maqedonisë së Veriut.

Ai, gjithashtu, ka një pasaportë belge dhe kjo padyshim që e bën atë komunitar, një avantazh i bukur për sa i përket merkatos, ndaj Torino e ka rrëmbyer pa u menduar dy herë. Një “granatë” që duhet të zëvendësojë Lorenzo De Silvestri, i cili i dha fund kontratës me Torinon dhe është afër “martesës” me Bologna.

Një detyrë jo e thjeshtë, por sigurisht e papërfillshme në krahasim me torturat psikologjike që Vojvoda duhej të kalonte në vitet e para të jetës, kur “shqetësimet” e vetme të një fëmije duhet të jenë argëtimi dhe dashuria e familjes së tij dhe sigurisht jo ikja e vazhdueshme nga një vend në tjetrin, në kërkim të një të ardhmeje më të mirë.

Nga lufta e Kosovës, nga bombat që i kalonin mbi krye në vendin e lindjes te Serie A, është si të “kalosh ylberin” për futbollistin e “Dardanëve”, ndaj po i urojmë: Fat të mbarë Mërgim!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Media e njohur braziliane për “Dardanët”

“Brazili i Ballkanit”, jehona e Kosovës kalon Evropën

Herolind Shala tregon ndeshjen me Shqipërinë

“Luajta me dorë të thyer gjithë pjesën e dytë”