MENU
klinika

Triumfi në Belgjikë

Historike, një pilot shqiptar fiton në Formula 3

29.08.2020 - 11:49

Piloti shqiptar i cili përfaqëson Gjermaninë në Formula 3, Lirim Zendeli, triumfoi për herë të parë në karrierë në një garë. Një sukses i jashtëzakonshëm në Çmimin e Madh të Belgjikës për 20-vjeçarin.

Ai synon të ngjisë shpejt shkallët e karrierës dhe një ditë të garojë në kategorinë më të lartë të garave me makina Formula 1. Shqiptari një ditë më parë ishte më i shpejti në provat zyrtare, duke fituar Pole Position, ndërkohë që ditën e sotme ka kurorëzuar gjithçka.

Një sukses ky që ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që një pilot shqiptarë të arrinte të tilla suksese në garat me makina.

Falë suksesit në pistën Spa Francorchamps, Zendeli u ngjit në vendin e 7-të të renditjes së përgjithshme. Për t’u përmendur që 20-vjeçari shqiptar është pjesë e skuadrës Charouz Racing System.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN