MENU
klinika

Piloti shqiptar i Formula 3

“Kur të kaloj në Formula 1, do bëj shqiponjën”

25.04.2020 - 16:34

Shqiptarët kanë ecur përpara në fusha të ndryshme, përfshi edhe sportin. Megjithatë, në elitën e automobilizmit nuk kemi parë asnjë përfaqësues të kombit tonë. Por jo larg është dita kur një shqiptar do të garojë në Formula 1.

Lirim Zendeli me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, është një nga talentet e së ardhmes, që garon në Formula 3. 20-vjecari po rritet dita-ditës dhe nuk është habi që shpejt të garojë në majat më të larta. Zendeli nuk e harron origjinën e tij. Në një intervistë për “A2News”, piloti shprehet se do të ngjitet brenda pak vitesh dhe do të bëj shqiponjën në podium.

lirim zendeli
“Kam nënshkruar një kontratë me një ekip të mirë këtë vit, besoj se kam mundësinë që të fitoj gara. Objektivi im është që të fitoj kampionatin e Formula 3 dhe shpresoj që pas 2-3 vitesh të bëhem i pari shqiptar në Formula 1. Shpresoj që kur të mbërrij në Formula 1, të mund të bëj shqiponjën në podium”, – tha Zendeli. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak