Ka ndërruar jetë punonjësi i dytë i bashkisë së Matit që mbeti i plagosur në ngjarjen në fshatin Shëlli.
Mësohet se Erzen Alija ka ndërruar jetë në spital. Nga sulmi me armë mbeti i vrarë në vend Mentor Hoxha, ndërsa janë të plagosur Astrit Hani dhe H.Buçi.
Punonjësit e bashkisë Mat kishin shkuar për të hapur rrugën në fshat por janë konfliktuar me autorin e dyshuar Kujtim Koxha, i cili ka qëlluar me automatik.
Policia ka identifikuar autorin e krimit, ndërsa është bërë i mundur pak orë më vonë edhe arrestimi i tij.
‘Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie”, NJOFTON POLICIA.