MENU
klinika

Transferimi i radhës

Tirana firmos me portierin kosovar të Prishtinës

29.08.2020 - 21:01

Tirana ia ka dalë të firmosë me një nga portierët më me perspektivë si Visar Bekaj. Gardiani i përfaqësueses së Kosovës ishte pjesë e Prishtinës, por pasi bardheblutë kanë blerë kartonin e 23-vjeçarit, ai do të jetë pjesë e tyre për tre vitet e ardhshme.

Kështu, kryeqytetasit kanë zgjidhur një pikë shumë të rëndësishme të formacionit të Emanuel Egbo duke qenë se portieri aktual Ilion Lika është në fundin e karrierës.

Ky transferim i Bekajt pritej prej kohësh, teksa edhe vetë presidenti Refik Halili kishte udhëtuar drejt Prishtinës për ta parë dhe për të negociuar, por firma ka ardhur vetëm ditën e sotme.

Bekaj tashmë do të vihet nën urdhrat e trajnerit Emanuel Egbo për të ndihmuar skuadrën në paraqitjet në Europë, por edhe në kampionat. Ndërkaq, portieri është i rëndësishëm për Tiranën edhe në aspektin financiar, pasi aktualisht sipas “Transfermarkt”, kartoni i Bekaj kushton 250.000 euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin