MENU
klinika

Elbasan/ Të prekur në spital e institucione

Shtim i rasteve me COVID, humb jetën biznesmeni

01.09.2020 - 10:27

Në Qarkun e Elbasanit gjatë ditëve të fundit janë shtuar së tepërmi rastet e personave që rezultojnë se janë prekur nga Covid-19.

Nga ana tjetër edhe numri i atyre që kryejnë testin është rritur, por ndërkaq dyshohet se ka edhe të tjerë që kanë simptoma por që neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes.

Situata është përkeqësuar edhe për shkak të neglizhencës që po tregohet nga ana e qytetarëve në respektimin e rregullave anti Covid. Gjatë kësaj fillim jave rastet e reja me Covid pozitiv janë shtuar ne disa pavione të Qendrës Spitalore por edhe në institucione.

Dje ndërroi jetë në një nga spitalet COVID një biznesmen nga Elbasani, i moshës së mesme i cili më herët rezultoi negativ pas kryerjes së testit. Bëhet fjalë për pronarin e një prej restoranteve të njohura në qendër Elbasan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Thyen urdhërin dhe dolën në rrugë me makina

5 të shoqëruar në Durrës