MENU
klinika

Nga The Washington Post

Çekia ia dha një mësim Kinës. Po Evropa kur do të zgjohet?

03.09.2020 - 12:54

Këtë javë, një politikançek, Milos Vystrcil, vizitoi Tajvanin dhe mbajti një fjalim të fuqishëm në parlament në Taipei, duke i bërë jehonë “Ich bin ein Berliner” të John F. Kennedy, ose, siç e tha Vystrcil, “Unë jam Tajvanez. ”

Reagimi i medias shtetërore kineze dhe qeverisë ishte i menjëhershëm.

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, në një vizitë në Gjermani, kërcënoi se do ta bënte Vystrcil, kryetarin e dhomës së sipërme të parlamentit Çek, “të paguante një çmim të rëndë për sjelljen e tij dhe oportunizmin politik”.

Shpërthimi i Wang shkaktoi reagme të menjëhershme jo vetëm nga ministria e jashtme Çeke, por edhe nga Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe francezët.

Qëndrimi i Vystrcil në Tajvan është një kthesë të jashtëzakonshme të marrëdhënies kineze-çeke.

Presidenti aktual i Republikës Çeke, Milos Zeman, ka vizituar Kinën pesë herë gjatë kohës që ishte në detyrë. Kur Xi Jinping mbërriti në Pragë për një vizitë shtetërore në Mars 2016, ai mori një mirëseardhje më madhështore dhe më nderuese se çdo kryetar i shtetit në historinë e Republikës Çeke pas 1993.

Defying China's wrath, Czech senator delivers Taiwan speech - The Mainichi

Kjo bëri kontrast me qëndrimin e presidentit të parë të Republikës Çeke, Vaclav Havel, i cili vdiq në vitin 2011.

Konglomerati i investimeve CEFC Group mund të ketë bërë investime të dukshme në klube futbolli dhe birrari, por vetëm kompanitë me qendër në Tajvan kanë investuar 14 herë më shumë në prodhimet Çeke sesa Kina.

Rezulton se naivët nuk ishin pasuesit e qasjes parimore të Havelit ndaj Kinës, por ata që u besuan premtimeve kineze.

Në një sondazh të kryer, shtatëdhjetë e një për qind e Çekëve fajësojnë fshehtësinë e Pekinit për përhapjen e koronavirusit.

Udhëtimi i Kryetarit Vystrcil në Tajvan fillimisht supozohej të kryhej në fillim të këtij viti nga paraardhësi i tij, Jaroslav Kubera. Por ai vdiq nga një sulm në zemër, për të cilën familja e tij fajëson presionin kinez.

Diplomacia e Kinës tani ka çuar në të kundërtën e asaj që Pekini synonte.

Çekët ishin ndër të parët që ndaluan lëshimin e vizave Shengen në Kinë pas shpërthimit të covid-19.

Në maj, qeveria Çeke dhe administrata Trump nënshkruan një deklaratë të përbashkët për sigurinë e rrjeteve 5G, në mënyrë implicite drejtuar gjigandëve të teknologjisë kineze Huawei dhe ZTE. Po nuk ka pasur asnjë hakmarrje.

Ndikimi ekonomik dhe politik që Pekini ushtron mbi Pragën është në thelb zero, pavarësisht nga asimetria dramatike në madhësi.

Republika Çeke provon se kostot e një sjelljeje parimore, të bazuar në vlera ndaj Kinës janë shumë më të vogla se përkrahësit e luhatjes aktuale të Evropës midis bisedave për “partneritet” dhe rivalitet “sistematik”.

Investimet kineze në të gjithë BE-në llogariten për më pak se 1 përqindja e investimeve totale të huaja direkte, pas Hong Kongut dhe Singaporit.

Çekët po zgjohen. Sa kohë do t’i duhet pjesës tjetër të Evropës të bëjë të njëjtën gjë?

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ Konica.al

Demokratët bëjnë analizën e humbjes në zgjedhje!

Arsyet pse Kamala Harris nuk fitoi garën presidenciale

Shpenzime marramendëse dhe dështim zgjedhor

Si u shpenzuan 1.6 miliardë dollarë në fushatën e Harris

Nga “Marco i vogël” në Sekretar Shteti në SHBA

Çfarë e pret Berlinin e Brukselin nën një mandat të Rubios?