MENU
klinika

Nga The Economist

Ç’është ‘doktrina Sinatra’, që BE ka zgjedhur për Kinën?

12.06.2020 - 16:51

Klishetë janë të shumta kur diskutojnë marrëdhëniet e Kinës me Evropën.

Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE, i cili iu drejtua një burimi frymëzimi më pak të cituar për të shpjeguar politikën e bllokut për Kinën: “Ne duhet të jemi si Frank Sinatra, jo? ‘Me mënyrën time’.”

Kur është fjala për Kinën, shqetësimi kryesor i BE dhe anëtarëve të saj është të shmangin përfshirjen në një luftë të superfuqisë midis Amerikës dhe rivalit të saj gjeopolitik.

Për këtë, BE duhet të ketë qëndrimin e saj të pavarur ndaj Kinës, argumenton Borrell.

Shumë përfaqësues të politikës së jashtme evropiane bien dakord për këtë. Pjesa e ndërlikuar është të vendoset se cili duhet të jetë ky qëndrim.

Një samit i këtij shtatori në Leipzig ishte menduar të ishte një demonstrim. Në vend të kësaj, samiti u shty. Zyrtarisht, shkaku ishte koronavirusi. Por, mendohet se ka edhe faktorë të tjerë.

Për momentin, ka ë konfuzion. Vendet janë të ndara, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Disa nuk kanë politika për Kinën. Të tjerët kanë një qëndrim, por një qëndrim skizofrenik.

Gjermania ka lidhjet më të ngushta me Kinën. Por vendi mundohet të krijojë një marrëdhënie që shkon përtej ekonomisë. Për Francën, Kina është një shans për ta bërë BE-në një aktor të vërtetë gjeopolitik.

Suedia, ishte e vetmja që kërkonte sanksione kundër Kinës për përpjekjet e saj të fundit për të kontrolluar Hong Kongun.

Në vitin 2019, Komisioni Evropian e etiketoi Kinën një “rival sistemik”.

BE duhet të vendosë se cila tendencë është mbizotëruese, më shpejt sesa e kishte imagjinuar.

Ekzistojnë disa fusha të marrëveshjes. Bizneset evropiane ankohen se Kina, në vend se të hap tregjet e saj, tani është “një ekonomi, dy sisteme”, me kompani evropiane të paafta për të konkurruar me rivalët vendas. “Evropa është e hapur, Kina nuk është”, thotë një diplomat i lartë i BE.

Brukseli po përpiqet të jetë më i ashpër në përgjigje. Një propozim për të lejuar komisionin të bllokojë marrjen e biznesit të Evropës nga kompani që marrin mbështetje të padrejtë nga qeveritë e huaja do të paraqitet këtë muaj.

Presioni i jashtëm mund ta forcojë bllokun, në vend që ta ndajë atë.

Një luftë e ftohtë mes Amerikës dhe Kinës justifikon doktrinën Sinatra. Një autonomi e tillë është vetë qëllimi i BE, qëllimi i të cilit është të lejojë që vendet të mos jenë “Një koloni kineze ose amerikane”, argumenton Enrico Letta, një ish-kryeministër i Italisë.

Zgjedhja mes SHBA-së e Kinës shënon fillimin e një politike, e jo përfundimin e saj. Pavarësia shtron më shumë pyetje sesa përgjigje.

A do t’i lejojë beja kompanitë kineze të tilla si Huawei, një gjigand telekomi që ndalohet nga Amerika, të ndërtojnë një infrastrukturë të rëndësishme?

Çfarë do të bënte BE-ja nëse Kina pushton Tajvanin?

I bllokuar midis një Amerike izoluese dhe një Kine autoritare, BE-ja do të jetë bastioni i fundit i rendit liberal. Megjithatë, “Çfarë do t’i trondisë me të vërtetë evropianët?” pyet zonja Oertel.

Është një pyetje që BE-ja do të duhet të përgjigjet nëse zgjedh rrugën e vet.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Economist/ konica.al