MENU
klinika

Warren Buffett me një investim të zgjuar

Fiton 570 milion dollarë për 2 ditë nga tregu japonez i aksioneve

03.09.2020 - 20:09

Warren Buffett është i famshëm për lëvizjen e tregjeve kur bën një bast, pasi investitorët e tjerë i besojnë gjykimit të tij dhe grumbullojnë gjithçka që ka blerë. “Efekti Buffett” mund të ketë gjeneruar një fitim prej 570 milion dollarë në vetëm dy ditë.

Konglomerati i famshëm i investitorëve Berkshire Hathaëay zbuloi të Dielën në mbrëmje se ka ndërtuar 5% të aksioneve në secilën prej pesë kompanive më të mëdha tregtare japoneze ose “sogo shosha”: Itochu, Marubeni, Mitsubishi, Mitsui dhe Sumitomo.

Regjistrimet rregullatore japoneze konfirmojnë që një nga filialet e sigurimeve të Berkshire, zotëron midis 5.0% dhe 5.06% të pesë bizneseve. Pozicionet kishin një vlerë prej 756 milion dollarë (Sumitomo) dhe gati 2 miliard dollarë (Itochu) që nga mbyllja.

Lajmet për mbështetjen e Buffett bënë që çmimet e aksioneve të pesë kompanive të kishin një rritje mesatare prej 9.6% gjatë të hënës dhe të martës. Rezultati është vlera e kombinuar e aksioneve të Berkshire e cila është rritur nga ekuivalenti i jenit prej 6.3 miliardë dollarë në 6.9 miliardë dollarë me një fitim prej 9%, ose 570 milion dollarë.

Buffett nuk do të jetë shumë i ngazëllyer për suksesin e menjëhershëm, pasi ai planifikon të mbajë pesë pozicionet për një kohë të gjatë. Sidoqoftë, shpërthimi i entuziazmit sugjeron që investitorët e tjerë gjithashtu shohin vlerë në pesë aksione, duke vërtetuar bastin e tij mbi to.