Ky është momenti kur nënshkruhet marrëveshja e arritur në praninë e Presidentit amerikan Donald Trump, pas bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Fotoja është publikuar nga gazetari i Reuters, Jeff Mason.

Por ndjekësve nuk iu kanë shpëtuar disa detaje nga ky moment. Në foto askush nuk mban maskë dhe pse pandemia e koronavirusit vijon me ritme të larta dhe as distancimi social. Por po kështu mungon gjinia tjetër, pasi në foto janë rreth 13 burra të pranishëm, asnjë grua. Dikush bën humor dhe thotë se gratë ishin duke bërë kafet.