MENU
klinika

Fed do vazhdojë me politikat lehtësuese

“Normat do qëndrojnë të ulta për shumë vite, do të ndërhyjmë…”

05.09.2020 - 15:50

Normat e interesit ka të ngjarë të qëndrojnë të ulta për vite të tëra, ndërsa ekonomia më e madhe në botë, por edhe ajo globale, luftojnë me pandeminë e koronavirusit, tha Kryetari i Rezervës Federale Jerome Powell. “Ne mendojmë se ekonomia do të ketë nevojë për norma të ulëta interesi, të cilat mbështesin aktivitetin ekonomik, për një periudhë të zgjatur kohe”, tha Poëell. “Sado që të zgjasë, ne do të jemi atje. Ne nuk do të tërheqim para kohe mbështetjen që mendojmë se i duhet ekonomisë”, shtoi ai.

Deklarata përputhet me komentet nga Poëell dhe zyrtarë të tjerë të Fed gjatë javëve të kaluara. Në një ndryshim të madh në qasjen e saj ndaj politikës monetare, banka qendrore tani ka vendosur një direktivë të deklaruar që inflacioni do të lejohet të pluskojë mbi objektivin 2% të Fed për një periudhë kohe. Masa në mënyrë efektive do të thotë që Fed nuk do të rrisë më normat, në mënyrë që të heq inflacionin që historikisht kishte ardhur me norma më të ulëta të papunësisë.

Megjithëse ai nuk renditi ndonjë masë specifike, Powell tha se Fed mund të mos mjaftohet me vetëm kaq politika lehtësuese. “Ne kemi bërë shumë nga gjërat që mund të bëjmë, por ne mund të bëjmë më shumë dhe do t’i bëjmë ato ndërsa shohim nevojën për këtë,” tha ai. Powell i komentoi me tone pozitive të dhënat më të fundit për tregun e punës në SHBA, të publikuara të premten, nga ku rezulton se shkalla e papunësisë ka rënë në 8.4%, edhe mbi nivelet e krizës financiare globale, por ndjeshëm më mirë se kulmi i pandemisë, prej 14.7%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koronavirusi/ Paralajmërimi i FMN-së

“Depresioni më i thellë që nga vitet ’30”