MENU
klinika

Përshtatja me pandeminë

Si të lyheni që maska e fytyrës mos të fshijë të gjithë tualetin

07.09.2020 - 07:04

Në këtë pikë të vitit, maskat mbrojtëse të fytyrës janë bërë një pajisje e përditshme dhe e domosdoshme. Dhe ndërsa disa e kanë përdorur këtë kohë për të pushuar plotësisht nga tualeti, të tjerët po përpiqen të përshtatin rutinat e tyre në mënyrë që ata të mund të mbajnë ende ndonjë buzëkuq apo shkëlqyes pa e fshirë në të gjithë maskën. Këtu keni disa këshilla që tualeti t’ju qëndrojë sa më mirë nën maskë:

1-Hiqni dorë nga fondatina, nëse mundeni. Nëse jo përdorni pudër fiksuese

2-Ndaloni me korrektorin. Kjo është një mënyrë e mirë për mos ta tepruar. Sa më pak shtresa aq më pak mundësi për të fshirë të gjithë tualetin në maskën tuaj.

3-Pas çdo gjëje që vendosni në fytyrë mos harroni pudrën fiksuese!

4-Fokusohuni tek sytë tuaja. Nëse e keni pasion tualetin dhe nuk dilni dot nga shtëpia pa të, atëherë këshillohet që vëmendje më e madhe të jetë tek sytë pasi janë më të dukshmit. Kështu dhe me maskë dhe pa maskë do të dukeni bukur!

5-Mos harroni vetullat, në fund të fundit më e rëndësishme se lyerja e tepërt është koturi i fytyrës dhe vetullat janë më të rëndësishmet!