MENU
klinika

"Jemi bërë si Franca e vogël"

Bushi: Po sjellim një brez të ri në Kombëtare

09.09.2020 - 12:23

Kombëtarja U-21 mori dy fitore radhazi dhe tashmë shpreson që me pak fat të arrijë vendin e dytë në grup, që është një shans për në Europianin 2021.

Përmbysja e mbrëmshme 3-1 ndaj Andorrës tregoi edhe njëherë grintën e kuqezinjve 21-vjeçarë, që si rrallëherë, shumica vijnë nga kampionati vendas. Trajneri Alban Bushi shprehet se ka ardhur një brez i mirë që premton shumë për ekipin e parë.

Pas dy fitoreve ndryshojnë objektivat?

Prioritet është furnizimi i ekipit A. E kemi thënë që në fillim. Gjithsesi, nuk i kemi lënë pas rezultatet, kemi vlerësuar ndeshje pas ndeshje. Ne jemi modest para Gjermanisë, Spanjës dhe Italisë që kanë objektivat e vendit të parë. Ne llogaritë duhet t’i bëjmë në fund. Kemi ndeshjen me Kosovën, të mbarojmë atë dhe më pas të flasim për objektivin.

Jam shumë i kënaqur me kontigjentin. Në Shpresa janë përherë 10-12 lojtarë të rinj se disa mungojnë, disa shkojnë te ekipi A. Tani kishim 13 lojtarë mangët. Kjo tregon se është bërë një punë e mirë nga U13 deri te U21. Sa herë kemi mungesa, ne nuk i ndjejmë. Kemi shumë alternative dhe ekipi A nuk do të vuajë në të ardhmen.

I besonit këto dy rezultate me parë, tetë gola në dy ndeshje?

Nuk prisja të shënonim tre gola ndaj Andorrës. Për Austrinë isha optimist, e kam shprehur para ndeshjes që mund të shënojmë katër apo pesë gola. Se ne jemi ekip që e luajmë topin poshtë dhe ata të lejnë të luash futboll.

Dhe, ne luajmë shumë mirë futboll. Andorrën e kisha frikë se rri mbrapa, se ne nuk luajmë përherë me kundërshtarë që qëndrojnë mbrapa. Por, bëmë vetëm dy ditë stërvitje dhe synuam lojën nga krahët. Ishte ndeshje ku duhej tre pikëshi.

Ata që munguan do e kenë vështirë të rikthehen e të luajnë, duke parë paraqitjen e futbollistëve aktual?

Ata që munguan janë lojtarë shumë të mirë. Janë të vitit 98’ 99’ dhe 2000’, do ketë dy formacione dhe trajneri i kombëtares nuk do të di kë të marrë. Jemi bërë si Francë e vogël që lojtarët e mirë nuk i grumbullon fare se ka shumë.

Por, edhe konkurrenca i bën mirë, ne do zgjedhim pastaj më të mirët. Nuk më interesojnë emrat apo klubet, i shoh në fushë dhe më pas marr përsipër të bëj formacionin. Nuk më intereson ku luajnë.

Cili prej lojtarëve të Shpresës mund të luajë në kombëtare A?

Unë mendoj që të gjithë lojtarët pothuajse. Shumica mund të jenë pretendentë. Reja e di më mirë se kush mund të jetë më i dobishëm në këto momente.

Tetë golat ishin karakteristika të ekipit, apo janë skema?

Më e rëndësishme është që lojtarit t’i gjehet vendi ku luan më mirë. Kur topin e ka kundërshtari duhet të jemi 11 veta mbrapa me patjetër, kur ne sulmojnë unë e dua sulmin me 6-7 lojtarë. E kemi bërë shumë mirë. Edhe në Austri kemi mbrojtur shumë mirë mbrapa.

Pas ndeshjes iu thashë lojtarëve se doja të futesha në fushë dhe të ndihmoja se i shikoja që vraponin dhe sakrifikonin shumë. Nuk është kollaj të përballosh Austrinë me lojtarë të Lion, Werder Bremen etj.

Ka ndryshuar perceptimi për skuadrën, deri ku mund të shkojë?

Datëlindja 98’ që kemi që janë Vrioni dhe Kallaku, ikin tani edhe dy ndeshje janë. Nuk kund të kemi një plan afatgjatë me këto, ne duam që lojtarët të marrin eksperiencë dhe të shkojnë gati për ekipin A, mos të jenë të ngurtë. Në kombëtare janë 12-13 lojtarë që kanë vajtur nga ekipi Shpresa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN