MENU
klinika

Formula 1

Gati debutimi i Schumi Jr, por jo me Ferrarin

09.09.2020 - 15:57

Rreth 8 vite pritje për të parë sërish një pilot nga familja “Schumacher” në drejtimin e një makine të Formula 1. Ai që pritet ta bëj një gjë të tillë është Mick Schumacher dhe madje që këtë fundjavë.

Djali i legjendës së këtij kampionati, Michael Schumacher mund të bëj debutimin e tij gjatë kësaj fundjave në Çmimin e madh të Toskanës. 21-vjeçari mund të pilotojë një ndër makinat e skuderisë, Alfa Romeo ose Haas në provat e lira në Mugello më 11 shtator.

Në këto prova, ai do të zëvendësojë Magnussen ose Grosjean. Sipas mediave gjermane, Mick duket se është i destinuar të parashikojë kohën me njërën nga dy skuadrat e përmendura, duke qenë se Alfa Romeo tashmë ka bërë zyrtare disa seanca praktike për të në fund të kampionatit.

Por nuk është e sigurt që Schumacher Jr mund të ulet në timonin e Haas për seancën e parë të praktikës së lirë në Mugello. Së pari, ai do të duhet të përpiqet të pushtojë Kampionatin Botëror të Formula 2 në të cilin për momentin është në vendin e dytë në renditjen e kampionatit botëror, nëntë pikë prapa anglezit Callum Illott.

Për sezonin e ardhshëm ideja do të ishte t’i besohej një vend në skuderinë Alfa Romeo dhe konfirmimi i këtij operacioni sa vjen e merr formë. Gjithsesi, ai e ka rrugën e hapur edhe te Ferrari, por në dy sezonet e ardhshme pak gjasa ka të ndodhë kjo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pritet shpërthimi i birit të Michael Schumacher

6 vjet nga aksidenti, Mick Schumacher bëhet gati…