MENU
klinika

Automobilizëm

Mick Schumacher provon makinën e babait të tij

15.11.2019 - 12:19

Tifozët e garave të automobilizmit presin me ankth debutimin e djalit të legjendës Michael Schumacher, Mick, në Formula 1.

Dhe sot ishte ditë e veçantë për 20-vjeçarin gjerman Mick Schumacher, që në pistën e Fiorano (Itali) ka pilotuar makinën Ferrari F2002, me të cilën babai i tij ka fituar titullin kampion (2002).

Me atë makinë, 7 herë kampioni i botës në Formula 1, fitoi 10 nga 17 garat sezonale, duke fituar titullin atë sezon që në korrik.

“Jam me fat që kam mundësinë të pilotoj këtë makinë magjike. Është një ëndërr që bëhet realitet për mua, të pilotoj makinën kampione të babait tim. Kjo është hera e parë që unë provoj një makinë në pistën e Fiorano, ndaj ndihem i privilegjuar”, – tha Mick Schumacher.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN