MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Manaj: Do të përfundojmë të parët në grup

09.09.2020 - 17:59

I vetmi rast i artë në ndeshjen ndaj Lituanisë ishte ai i Rey Manajt me një goditje dënimi, por portieri mik iu kundërpërgjigj bukur. Sulmuesi i Kombëtares duket ende i trishtuar për disfatën ndaj Lituanisë në “Air Albania” me rezultatin 0-1.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, sulmuesi lushnjar, shprehet se është momenti për reflektim, për të kuptuar gabimet në mënyrë që mund t’i korrigjojnë ato.

Manaj është i sigurt se nëse japin maksimumin do të përfundojnë të parët në grup. Ai gjithashtu shpreson që tifozët të jenë të pranishëm në stadium për t’iu dhënë energjinë dhe mbështetjen e nevojshme.

“Jam jashtë mase i trishtuar për mosmarrjen e tri pikëve. Sidoqoftë, mendoj se është e drejtë të reflektojmë dhe të kuptojmë se ku kemi bërë gabime në mënyrë që t’i korrigjojmë ato në ndeshjet e ardhshme.

Jam i sigurt që nëse do japim maksimumin tonë, duke bërë mirë ne fushë, do të përfundojmë të parët në grup! Gjithashtu, shpresoj që tifozët tanë të jenë të pranishëm në stadium për të na dhënë energjinë dhe mbështetjen e nevojshme” – shkruan Manaj.