MENU
klinika

Duket se mbetet në Serie A

Verona refuzon gjermanët, Tare do Kumbullën

10.09.2020 - 17:00

Verona ka refuzuar një ofertë deri në 20 milionë euro për Marash Kumbullën që vinte nga skuadra gjermane e Leipzig. Drejtuesit e Veronës nuk e kanë marrë në konsideratë, teksa së fundmi edhe Inter po ripërpilon ofertën që ta lërë të huazuar shqiptarin edhe për një sezon.

Ndërkohë, së fundmi, Igli Tare ka rritur ofertën e Lazios. Bardhekaltrit i kanë paraqitur Veronës ofertën 20 milionë euro plus kartonin e futbollistit Andre Anderson.

“Corriere dello Sport” bën me dije se propozimi i Lazios ka mbërritur në adresën e verdhebluve të Veronës dhe drejtori Tare pret një përgjigje, megjithëse pak kohë më parë e pranoi publikisht që skuadra kryeqytetase është tërhequr.

Jnë taktika të klubeve për të ulur vlerën, por duket se presidenti i Verona-s është i vendosur për të mos e shitur talentin shqiptar poshtë 30 milionë eurove. Merkatoja në Serie A zgjat deri më 1 tetor dhe deri atëherë gjithçka mund të ndodhë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zv.trajneri i Kombëtares për talentin shqiptar

“Kumbulla, më mirë te Lazio ose Inter se sa te Juve”