MENU
klinika

Kolegu dhe i afërmi i tij mesazh prekës

Humb jetën një tjetër mjek pasi ishte infektuar me koronavirus

13.09.2020 - 10:54

Një tjetër mjek ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Këtë të diel, ka ndërruar jetë kirurgu i Sanatoriumit Agron Menzelxhiu.

Lajmi është bërë i ditur nga kolegu dhe kushëriri i tij mjeku Petrit Vargu.

“Agron Menzelxhiu djali tezes sime! Si na le! Doktori i palodhur qe sja kurseve ndihmën askujt! Si mund të ikësh kështu nga covidi vetëm sepse u shtrove në spital për një patologji banale! Mjeku njeriu mirë që luftove gjithmonë për jetën e njerëzve! Lamtumire babaxhan i mire qe te miren ja doje te gjitheve! Askush nuk mund te tjetersoj, ti do te mbetesh gjithmone ai, ai qe te njef i gjithë populli! Te qoftë dheu i lehtë, o banor i ri i xhenetit!”, shkruan mjeku Vargu.

Ndërkohë deri më tani kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, mjeku i QSUT-së Arjan Pushi, mjeku në spitalin e Pukës Hysni Shkjau dhe mjeku Anibal Byberi, pneumolog në Tropojë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN