MENU
klinika

Sa serioze janë këto efekte?

“Kurat” kundër COVID-19 japin efekte anësore

06.04.2020 - 08:51

Numri i lartë i vdekjeve në të gjithë botën si pasojë e koronavirusit çoi në nevojën e testimit dhe përdorimit të ilaçeve që përdoren kundër malaries apo HIV-AIDS.

Por në francë, Agjencia e Mbikëqyrjes së Farmaceutikëve thotë se tre persona humbën jetën dhe 30 të tjerë kanë raportuar efekte anësore serioze pas përdorimit të tyre, si probleme me zemrën.

Dominique Martin, kreu i agjencisë, ka bërë thirrje që askush dhe në asnjë rrethanë të mos vetëmjekohet apo të përdorë këto ilaçe pa asistencën e mjekut.

Kundër malaries, lupusit apo artritit reumatoid perdoret një ilaç me përberje hidroksiklorine, teksa kundër virusit HIV azitromicina me antibiotikë dhe Kaletra, një kombinim i dy antiviralëve, lopinavir dhe ritonavir.

Në kohën që këto medikamente po tastohen në disa vende, përfshirë Italinë, javën e kaluar një person humbi jetën në SHBA pasi u vetëmjekua me versionin jo-farmaceutik të Plaquenil.

Në Francë debati mbi përdorimin e këtyre ilaçeve nisi pasi testimi i tyre në jug të vendit tregoi rezultate premtuese në trajtimin e COVID-19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Guid-shërbimi e Institutit të Shëndeti Publik

Dallimet mes Koronavirus/ COVID-19 dhe gripi sezonal