MENU
klinika

"Të dënohen me vdekje këta monstra"

Ngjarja e rëndë që tronditi Beratin, flasin banorët

13.09.2020 - 16:17

Pas denoncimit të bërë në polici mbrëmjen e djeshme nga 16-vjeçari K.J,i cili akuzoi komshiun e tij 64-vjeç Romeo Oço se e kishte ngacmuar seksualisht dhe pas arrestimit të këtij të fundit, kanë reaguar banorët e lagjes “Donika Kastrioti” dhe qytetarët Beratas.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanweb” se ata kanë treguar jashtë kamerave se e dinin që i moshuari kishte orientim seksual ndryshe, por ata nuk e kishin parë asnjëherë 64-vjeçarin të ngacmonte haptazi fëmijët në lagje dhe se ngjarjen e kanë mësuar nëpërmjet televizioneve.

Pasi kanë mësuar rreth ngjarjes, banorët e lagjes ku Oço jetonte por edhe shumë qytetarë beratas, e dënojnë këtë akt të shëmtuar. Ata deklarojnë se, monstra të tillë që guxojnë të ngrenë dorë mbi fëmijët janë shtuar mjaft vitet e fundit dhe se shumë akte të tilla të turpshme seksuale po kryhen nga të moshuar dhe aq më keq familjarë të afërt e komshinj.

Për këtë kategori personash, beratasit kërkojnë që qeveria të rikthejë dënimin me vdekje, pasi vetëm në këtë mënyrë askush sdo të guxojë më ti prekë fëmijët.

64-vjeçari Romeo Oço u arrestua mbrëmjen e djeshme pas denoncimit të bërë nga 16-vjeçari K.J për ngacmim seksual, por në polici Oço ka deklaruar se mes tij dhe 16-vjeçarit kishte një lidhje intime, me pëlqimin e të dyve.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier