Boogie e biokarburanteve të Administratës Trump ka një plan të ri për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve ekonomike të rafinerive të cilët nuk hoqën dorë, për shkak të një serie paketash të ndihmës financiare.
Presidenti Donald Trump ka luftuar me gjetjen e një ekuilibri të shëndetshëm politik në masat e tij për të kompensuar barrën financiare të ndjerë nga Rripi i Misrit dhe punëtorët e industrisë së naftës me jakë blu që kur pandemia globale COVID-19 shembi kërkesën e karburantit në Mars. Megjithëse industria e naftës u trondit, kërkesa ka filluar të ‘zgjohet’ disi, por industria e etanolit ende po lufton. Në të nnjëjtën situatë janë përpunuesit ( njerëz ose organizata që rafinojnë substanca të tilla si vaji ose sheqeri me qëllim që t’i shesin ato).
“Ndikimet makroekonomike të COVID-19 kanë rezultuar në shtypjen e kërkesës ndërkombëtare për produkte të rafinuar, si karburantet motorike dhe nafta”, shkroi guvernatori i Teksasit Greg Abbott (R), guvernatori i Oklahoma Kevin Stitt (R), guvernatori i Utah Gary Herbert ( R), Guvernatori i Wyoming, Mark Gordon (R) dhe Guvernatori i Louisiana, John Bel Edwards (D) në fillim të Majit. Kërkesat për të blerë etanol “paraqesin [një] kërcënim të qartë për industrinë në rrethana të tilla”, shkruajnë ata.
Kjo rezultoi deri në 67 aplikime nga rafinuesit në të gjithë Shtetet e Bashkuara për t’u përjashtuar nga detyrimet për të përzier biokarburantet. Ndërsa shumë rafinues ishin në gjendje të nënshkruanin një dokument që i përjashtonte nga detyrimet, një numër përpunuesish më të vegjël nuk mundën dhe ata po ndiejnë peshën e plotë të debatit mbi supe.
Në lëvizjen e fundit të administratës për të lehtësuar këtë tronditje fiskale për rafinuesit, zyrtarët tani po konsiderojnë financimin e lehtësimit të COVID të caktuar për Departamentin e Bujqësisë. Me këtë, ndihma mund të shpërndahej në rafineritë e vogla, të cilave u mohohej të mbroheshin nga kuotat e biokarburanteve.
Megjithëse mund të duket si një fitore e madhe për përpunuesit që luftojnë, mbeten një numër sfidash. Të dy nga pikëpamja ligjore dhe politike.
Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit aktualisht është duke punuar me administratën për të krijuar një plan, por ende nuk është vendosur ndonjë numër specifik në propozim.
/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga RT