MENU
klinika

Strategjia e 'qarkullimit të dyfishtë'

RT/ Kina synon të rrisë qarkullimin global të juan

14.09.2020 - 14:33

Një këshilltar i lartë i qeverisë kineze tha se Pekini synon të përdorë monedhën e tij kombëtare, juanin, “sa më shumë të jetë e mundur” në Nismën e Rripave dhe Rrugëve (BRI), për të provuar të zgjerojë përdorimin e tij si një monedhë rezervë.

Sipas ish-kryetarit të bashkisë së Chongqing Huang Qifan, pjesa e juan-it në pagesa globale është e kufizuar pasi llogariten rreth dy përqind të rezervave globale dhe 1.76 përqind të pagesave ndërkufitare deri në fund të qershorit. “Nuk është në përpjesëtim me statusin e vendit tonë si vendi më i madh i tregtisë së jashtme në botë”, tha ai, siç citohet nga South China Morning Post.

Vendi duhet të dyfishojë përpjekjet për të rritur përdorimin e monedhës në vendet që u regjistruan në planin masiv të infrastrukturës, shtoi Huang. “[Kina] duhet të përshpejtojë ndërkombëtarizimin e juan”, tha ai, duke shpjeguar se renminbi duhet të përdoret sa më shumë që të jetë e mundur në çmimet, shlyerjet, faturat, pagesat dhe rezervat.

Huang tha se strategjia e re e “qarkullimit të dyfishtë” të Kinës, e cila përqendrohet më shumë në ekonominë e brendshme dhe më pak në eksportet, mund të jetë një shans për të nxitur projekte rrugore.

I quajtur projekti i Rrugës së Mëndafshit të shekullit 21, BRI u njoftua nga Presidenti kinez Xi Jinping shtatë vjet më parë. Që nga ajo kohë, Pekini ka shkruar rreth 200 dokumente bashkëpunimi me 167 vende dhe organizata ndërkombëtare.

Iniciativa multi-trilion dollarëshe synon të rrisë lidhjen dhe bashkëpunimin midis Azisë, Evropës, Afrikës dhe Amerikës Latine. Ekspertët thonë se kjo do të rritë ndjeshëm tregtinë globale, duke ulur gjysmën e kostove të tregtisë për vendet e përfshira.

/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga RT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


CNBC/ "Themeli i luftës është ekonomia"

“Me apo pa koronavirus, Kina do tejkalojë SHBA”

CNBC/ Ekspertët: Planifikoni tani para se...

“Kina është ende Kinë, ekonomia ende ekonomi”