MENU
klinika

“Opozita kërkon hapjen 100% të listave dhe…”

“Maxhoranca synon t’i heqë zgjedhësve të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesin që duan

14.09.2020 - 19:42

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik ka përsëritur edhe një herë se opozita e bashkuar kërkon që të ruhen koalicionet zgjedhore në formën që janë sot, si dhe të hapen 100% listat.

Sipas Bylykbashit, maxhoranca synon t’i heqë zgjedhësve të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesin politik që duan.

Ai thekson se “këto janë qëndrime të kundërta referuar kushtetutës dhe mbi bazën e marrëveshjes së 14 janarit që është themeli i punës së Këshillit Politik”.

“Opozita bëri të qarë qëndrimin e saj në lidhje me ruajtjen e koalicioneve zgjedhore siç janë sot dhe për hapjen 100% të listave. Opozita kërkon që zgjedhësit të ketë të drejtë të përcaktojnë kush janë ata që duan t’i përfaqësojnë.

Mazhoranca kërkon t’i heqë zgjedhësve të drejtën e listave 100% të hapura dhe kërkon t’i ketë pjesërisht të mbyllura dhe t’i heq mundësinë që të zgjedhin partinë politike që ata duan. Këto janë qëndrime të kundërta referuar kushtetutës dhe mbi bazën e marrëveshjes së 14 janarit që është themeli i punës së Këshillit Politik”, tha Bylykbashi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kërkova që deri më 30 shtator çështja të mbyllet"

Ndryshimet kushtetuese/ Gjiknuri: Opozita do të zvarrisë implementimin e tyre