15.09.2020 - 10:20
Pronari i një lokali në Shkodër është gjobitur me 1 000 000 lekë pasi organizoi ceremoni festive në kundërshtim me aktin normativ që nuk i lejon ato në kohë pandemie për të shmangur përhapjen e COVID-19.
Pas kontrolleve të ushtruara në lokalin e tij , u konstatua zhvillimi i festave dhe grumbullimit të njerëzve në kohë pandemie,. për këtë arsye policia gjobiti pronarit e lokalit V. M. me 1.000.000 lekë.
Policia e Shkodrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Akuza gjigandëve të celularëve
Italia gjobit rëndë Apple dhe Samsung: Ngadalësuan modelet e vjetra
E mahnitshme!