MENU
klinika

“Martohu me mua”!

J. Lo dhe Maluma në filmin më romantik

15.09.2020 - 15:16

Bëhuni gati për komedinë më romantike të të gjitha kohërave që ka bërë bashkë dy emrat e dashur për të gjithë, Jennifer Lopez dhe Maluma.

Pamjet e para për filmin e ri të Universal Pictures, “Marry Me” janë publikuar nga vetë aktorja protagoniste, JLo, e cila së bashku me aktorin e famshëm Owen Wilson luajnë rolin e dy të dashuruarve në filmin e ri.

“Marry Me” tregon historinë e Kat Valdez (Lopez), një super yll muzikor që do të martohet me të fejuarin e saj, yllin e rokut Bastian (Maluma) në Madison Square Garden. Kur zbulohet disa minuta para ceremonisë se Bastian e ka tradhtuar, Kat në vend të tij zgjedh një mashkull rastësor nga turma – mësuesin e matematikës, i divorcuar, Charlie Gilbert (Wilson) – dhe martohet me të.

Sipas Universal, kjo “është një histori moderne dashurie rreth personave të famshëm, martesës dhe mediave sociale”.

“Marry Me” drejtohet nga Kat Coiro (Brooklyn Nine-Nine, Shameless) dhe është shkruar nga John Rogers, Tami Sagher dhe Harper Dill.

Në film interpretojnë gjithashtu Sarah Silverman, Chloe Coleman, Michelle Buteau dhe Utkarsh Ambudkar.

“Marry Me” është prodhuar nga Lopez, Rogers, Elaine Goldsmith-Thomas (Hustlers) dhe Benny Medina dhe do të vijë në kinema ditën e Shën Valentinit 14 shkurt 2021.

Shikoni videon e parë të filmit më poshtë.