MENU
klinika

Punonjësi pozitiv me Covid-19

Mbyllet Ambasada shqiptare në Athinë

16.09.2020 - 08:45

Ambasada shqiptare në Athinë. Burime për Top Channel tregojnë se shkak për mbylljen e Ambasadës është infektimi i një punonjësi me Covid-19.

Punonjësi punon në sektorin e aplikimeve për pasaportë.

Ai ka pasur shenja të buta të Covid-19 për disa ditë, dhe ka rezultuar pozitiv gjatë testit.

Menjëherë punonjësi është izoluar në banesën e tij, ndërsa autoritet do të gjurmojnë kontaktet e tij.

Ndërkohë për të mos përhapur panik në radhët e emigrantëve, Ambasada ka njoftuar se pezulloi takimet e programuara për aplikime të emigrantëve në këtë institucion.

Burime pranë ambasadës thanë Top Channel se mundësia që ai të ketë infektuar persona të tjerë është e vogël, pasi stafi i kësaj Ambasade mban maska dhe doreza gjatë kontakteve me emigrantët të cilët aplikojnë për shërbime konsullore dhe pasaporta biometrike.

Drejtuesi e ambasadës kanë urdhëruar stafin të bëjë testin Covid-19, ndërsa sot Ambasada do të dezinfektohet. Ende nuk dihet nëse shërbimet do të ofrohen nga nesër ose jo.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi