MENU
klinika

Shaban Murati/ Kemi ‘marrëdhënie të shkëlqyera’ me Greqinë!?

Patetizëm enokulturor, Shqipërisë i duhen marrëdhënie normale me fqinjët,…na tremb historia

16.09.2020 - 14:21

Publicisti dhe diplomati Shaban Murati duke komentuar deklaratat mbi takimin Rama – Mitsotakis shkruan se shprehja e kryeministrit se kemi “marrëdhënie të shkëlqyera” me Greqinë është e pavend dhe e tepruar.

“Shqipërisë i duhen marrëdhënie normale me shtetet fqinjë, për “të shkëlqyerat” na tremb historia jonë kombëtare. Të dashur shqiptarë, ruhuni nga “marrëdhëniet e shkëlqyera” me Greqinë” – shkruan bashkëpunëtori i gazetës DITA për çështjet e rajonit.

Ai e quan paradoks një qëndrim të tillë:

“Në mbrëmje vonën e 15 shtatorit kryeministri shqiptar, pas një darke intime në Athinë me kryeministrin grek, nuk dihet pse shpërtheu në një patetizëm enokulturor dhe deklaroi në emfazë se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë janë të shkëlqyera.

Se si mund të shkëlqejnë marrëdhëniet me shtetin, që rivendikon detin tënd dhe territorin tënd, që mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë 75 vjet pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, që nuk njeh çeshtjen çame, që kërkon autonominë e “Protokollit të Korfuzit” për minoritetin grek, që të ka grabitur ujrat e Vjosës, që në tetor 2019 abstenoi në samitin e BE kur votohej për hapjen e bisedimeve të Shqipërisë me BE, etj. këtë paradoks vetëm udhëheqës raja dhe shtete raja mund ta besojnë – shkruan Murati.