Duke marrë shkasë nga një reagim i fortë i Këshillit të Evropës kundër paketës antishpifje, Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkon të reflektohet sa më parë. Sipas tij, kokëfortësia nuk i shërben çeljes së negociatave.
Reagimi i Metës:
“Duhet reflektuar sa më parë! Çdo kokëfortësi, jo vetëm që nuk i shërben çeljes së negociatave, por nuk do të frikësojë askënd. Përkundrazi!”
Stefan Schennach, Raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për lirinë e medias shprehu shqetësimin në lidhje me mundësinë që Parlamenti i Shqipërisë të miratojë nismën ligjore e konsideruar si paketa antishpifje.