MENU
klinika

Arrestohen 20 persona, ja për çfarë akuzohen!

Aksioni i FNSH dhe RENEA-s në gjithë Shqipërinë

22.09.2020 - 10:23

Policia e Shtetit, FNSH dhe RENEA kanë vazhduar aksionin me qëllim parandalimin e veprave kriminale dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

policia kontrollNë orët e fundit janë arrestuar 20 persona, ndërsa gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 48 persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete.

  • Njoftimi i policisë

Vijon në të gjithë vendin zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit, të atyre që shpërndajë apo trafikojnë lëndë narkotike etj.

Në zbatim të planit operacional janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e Policisë Kufitare.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit kanë funksionuar 74 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale, si dhe janë shtuar patrullimet në kufirin jeshil dhe atë blu.

Janë ushtruar kontrolle në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve janë goditur disa raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla dhe janë vënë në pranga autorët, janë kapur persona në kërkim, janë goditur raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit etj.

Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 20 shtetas dhe janë ndaluar 4 shtetas të shpallur në kërkim.

Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 48 persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete.

Janë arrestuar 6 persona, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, konkretisht: 1 në Dibër, 1 në Elbasan dhe 3 në Tiranë. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar drogë dhe para të përfituara nga shpërndarja e lëndës narkotike.

Janë ndaluar 4 persona të shpallur në kërkim: 1 në Fier dhe 1 në Kukës, për veprën penale “Vjedhja”; 1 në Korçë, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe 1 në Tepelenë, i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

policia kontrollNë Lezhë është arrestuar një shtetas, pasi gjatë kontrollit iu gjet një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Në Korçë është arrestuar në flagrancë një shtetas, pasi u kap duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm.

Janë arrestuar 3 shtetas që u konstatuan duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur, 1 në Dibër, 1 në Berat dhe 1 në Lezhë.

Gjithashtu janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 17 automjete në gjithë vendin.

Operacioni vijon.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin