Aktorja italiane Sophia Loren do të luajë në një film artistik për herë të parë pas më shumë se një dekade që nga shkëputja.
Ylli i Epokës së Artë të Hollywood-it, 86 vjeç, do të luajë pjesën kryesore në një dramë të re në gjuhën italiane, që titullohet The Life Ahead, e cila do të transmetohet në Netflix.
Në film – i cili do të drejtohet nga djali i saj Edoardo Ponti – Sophia luan një grua hebreje dhe një të mbijetuar të Holokaustit me emrin Madame Rosa e cila ndihmon në rritjen e fëmijëve të prostitutave.
Duke folur për entuziazmin e saj në lidhje me projektin, ajo tha për Deadline: “Kur djali im më propozoi rolin, ishte një ëndërr e vërtetë”.
“Unë kapa menjëherë shansin për të arritur atë. Më pëlqente ta portretizoja zonjën Rosa. Ajo është e ashpër, është e brishtë, është një e mbijetuar. Në shumë mënyra ajo më kujton nënën time”.
Korrikun e kaluar, Sophia u pa duke filmuar filmin në Bari, Itali, ku u shfaq në një karrocë që shtyhej nga një fëmijë.
Filmi i saj i fundit ishte filmi televiziv i vitit, 2010 My House Is Full of Mirrors. Një vit më parë ajo bëri një përshtypje të madhe përballë Penelope Cruz dhe Nicole Kidman në filmin artistik Nine.
Sophia konsiderohet si një nga thesaret kombëtare të Italisë pasi është ylli më i madh i filmave që njihet në mbarë botën.