MENU
klinika

I bie infarkt teksa pinte kafen e mëngjesit

Humb jetën një person në Elbasan

24.09.2020 - 08:50

Një person ka gjetur vdekjen në një lokal në qytetin e Elbasanit mëngjesin e sotëm. Ngjarja raportohet se ndodhi në lagjen “5 Maji” në këtë qytet.

Burime jo zyrtare bënë me dije se një person i cili po pinte kafenë e mëngjesit është parë nga kamerieri që ra nga karrigia në dysheme dhe menjëherë është njoftuar shërbimi i urgjencës pasi u konstatua se kishte probleme shëndetësore.

Por megjithëse urgjenca dhe personeli mjekësor kanë mbërritur shumë shpejt duke i dhënë ndihmën e parë mësohet se gjatë rrugës për në spital ai ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet që ndonjë goditje në zemër ose në tru të ketë rezultuar fatale për jetën e këtij personi i cili për momentin nuk është identifikuar.