MENU
klinika

FMN jep shpresa, por...

“Parashikimi ekonomik global më pak katastrofik”

25.09.2020 - 07:38

Parashikimi për ekonominë botërore është më pak i tmerrshëm sesa ai vlerësuar në qershor, tha sot një zëdhënësi i FMN-së, duke sugjeruar se vlerësimet e ardhshme, që do të dalin më 13 tetor, do të rishikohen lart.

“Të dhënat e fundit ekonomike sugjerojnë se parashikimi mund të jetë më pak i tmerrshëm, sesa kur WEO (Raporti i Vlerësimeve të Rritjes) u përditësua më 24 qershor”, tha FMN.

Megjithatë, institucioni monetar këmbënguli se ekonomia globale ende nuk është jashtë rrezikut dhe perspektiva vazhdon të jetë e vështirë, veçanërisht për shumë tregje fillestare dhe vendet në zhvillim.