MENU
klinika

E kapur dorë për dore me Eduartin

Arbana fotografohet në ditët e fundit të pritjes së ëmbël

25.09.2020 - 12:50

Moderatorja Arbana Osmani po pret plot emocion të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

Edhe pse ka qëndruar aktive në rrjete sociale, duke ndarë edhe detaje nga shtatzënia, barkun moderatorja ka preferuar të mos e tregojë nëpër foto.

E veshur me një fustan të shkurtër me lule ku në sy bie barku i rrumbullakosur, moderatorja shfaqet duke ecur për dore me Eduartin.

Thuhet se Arbana është në pritje të një djali megjithatë çifti ende nuk e ka konfirmuar publikisht gjininë e fëmijës që po presin.

Arbana ka treguar se ka vendosur t’i vendosë bebushit emër shqiptar, të cilin mbetet ta zbulojmë pas lindjes.