MENU
klinika

"Tropojën e kanë shfrytëzuar për luftëra politike"

Hapen dyert e Qendrës së Re Turistike të Valbonës

27.09.2020 - 08:47

Kryeministri Edi Rama ka publikuar Qendrën e Re Turistike të Valbonës, e cila do të jetë në shërbim të turistëve në këtë vend.

Tropoja njihet për bukurinë e maleve dhe lumenjve të saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se në këto 7 vjet është shkundur pluhuri i harresës së turpshme të atyre që Tropojën e kanë shfrytëzuar veç për vota e luftra absurde politike.

Mirëmëngjes dhe me Qendrën e Re Turistike të Valbonës, pjesë e programit të qendrave mikpritëse të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, e cila ka hapur dyert për turistët që të shijojnë mrekullitë e Tropojës së bukur, ku në këto 7 vjet kemi shkundur pluhurin e harresës së turpshme të atyre që Tropojën e kanë shfrytëzuar veç për vota e luftra absurde politike, ju uroj një të dielë të qetë“, shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN