MENU
klinika

Sërish ka interesa ekonomike në mes...

Konflikti Armeni-Azerbajxhan/ A rrezikohet Evropa?

27.09.2020 - 18:39

Armenia dhe Azerbajxhani ndodhen në prag të luftës, ndërsa përleshje vdekjeprurëse kanë shpërthyer midis forcave azere dhe rajonit të shkëputur të Karabagut, i mbështetur nga Jerevani.

Presidenti i Azerbajxhanit. Ilham Aliyev tha se kishte të vdekur dhe të plagosur në mesin e popullatës civile dhe ushtarëve, pasi forcat armene hapën zjarr përgjatë vijës së ndarjes, raporton reuters.

Zjarri u hap nga armë të ndryshme, duke përfshirë ato të kalibrit të madh, tha Aliyev, duke deklaruar se “ky është një tjetër provokim ushtarak nga Armenia”.

Calls grow for Azerbaijan, Armenia to end fighting over occupied Karabakh

Ç’po ndodh? Si nisi sulmi?

Armenia dhe Azerbajxhani kanë nisur një sulm nga ajri dhe me artilieri dhe më vonë u shpall gjendja e jashtëzakonshme e pati një mobilizim të plotë të ushtrisë. Azerbajxhani tha se po i përgjigjej mortajave përgjatë frontit. Të dyja palët ndërkohë kanë raportuar vdekje mes civilëve. Konflikti i hershëm është rindezur sërish muajt e fundit. Ministria armene e mbrojtjes tha se një sulm mbi vendbanime civile, përfshirë kryeqendrën rajonale Stepanakert, nisi në orën 8.10 minuta, sipas orës lokale. Ajo tha se kishte rrëzuar dy helikopterë dhe tre dronë si edhe kishte shkatërruar tre tanke.

Pse “luftë” për Nagorni-Karabakun?

Si Armenia ashtu edhe Azerbajxhani kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik para kolapsit të tij në 1991. Për katër dekada ato janë mbërthyer në një konflikt të pazgjidhur në lidhje me Nagorni-karabakun, që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit por kontrollohet nga armenët etnikë. Luftimet në kufi, në korrik, i morën jetën të paktën 16 personave, duke shkaktuar edhe demonstratën më të madhe popullore për vite të tëra në Azerbajxhan, ku u kërkua mobilizim i plotë dhe rimarrje të rajonit.

Will The Current Azerbaijan-Armenia Conflict Escalate Into a Dirty Dispute? | India.com

Si kanë reaguar liderët e dy vendeve?

Pas njoftimit të luftimeve të para të dielën në mëngjes, kryeministri armen, Nikoll Pachinian dekretoi mobilizimin e përgjithshëm dhe krijimin e ligjit ushtarak, siç bënë edhe autoritetet në Karabag. “Le të mbështesim me vendosmëri shtetin tonë, ushtrinë tonë dhe ne do të fitojmë. Rroftë ushtria e lavdishme armene”, shkroi ai në Facebook.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliev, gjithashtu, premtoi fitore. “Ushtria azere po lufton sot në territorin e saj, po mbron integritetin e saj territorial, po i jep goditje shkatërruese armikut. Kauza jonë është e drejtë dhe ne do të fitojmë”, tha ai në një fjalim në televizion.

Si kanë reaguar shtetet e tjera?

Lajmi u prit ashpër në Turqi, një aleat i ngushtë i Azerbajxhanit. Zëdhënësi i partisë në pushtet i Turqisë Omer Çelik shkroi në Twitter: “Ne dënojmë ashpër sulmin e Armenisë ndaj Azerbajxhanit. Armenia ka bërë edhe një herë një provokim, duke injoruar ligjin. ”

Ai premtoi se Turqia do të qëndronte pranë Azerbajxhanit dhe se Armenia po luan me zjarr dhe po rrezikon paqen rajonale.

Në Vatikan, Papa Françesku tha sot se ai po lutej për paqe midis dy vendeve, duke i nxitur ata që të “kryenin veprime konkrete të vullnetit të mirë dhe vëllazërisë” për të arritur një zgjidhje paqësore përmes dialogut.

Nga ana e saj, Moska bëri thirrje sot në mëngjes për një armëpushim të menjëhershëm dhe bisedime, ndërsa të dy kampet po hedhin poshtë përgjegjësinë për armiqësitë. Kremlini është i shqetësuar për përshkallëzimin. “Pala ruse ka shprehur shqetësime serioze në lidhje me konfliktin e armatosur në shkallë të gjerë. E rëndësishme është që gjithçka të bëhet tani për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe për të ndaluar armiqësitë” tha zëdhënësi i Kremlinit.

Franca u bëri thirrje të ndërpresin armiqësitë dhe të rinisin dialogun menjëherë. “Franca është shumë e shqetësuar. Palët të ulen në dialog” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Franceze Anne Bon de Mulle në një deklaratë. Shqetësimet në Kaukazin e Jugut, një korridor për tubacionet e naftës dhe gazit në tregjet botërore po rindizen.

Përse është i rëndësishëm Nagorno-Karabaku?

Kriza në Nagorno Karabak mund të jetë për shumë njerëz një konflikt i vogël në një vend të largët. Por, roli i Kaukazit në tregtinë e energjisë globale dhe potenciali për luftë të gjerë midis Azerbajxhanit dhe Armenisë janë arsye të mjaftueshme për të mos larguar vëmendjen.

Dy tubacione transportojnë naftë dhe gaz nga Azerbajxhani drejt perëndimit nëpër Kaukaz dhe të dy kalojnë në afërsi të enklavës kontestuese të Nagorno Karabakut. Zgjerimi i konfliktit mund t’i rrezikojë të dy tubacionet, ashtu si edhe shpresat e Evropës për t’u lidhur me rajonin Kaspik, me qëllim të reduktimit të varësisë nga gazi rus. Në të njëjtën kohë, përshkallëzimi i konfliktit mund të tërhiqet edhe në fuqitë fqinje, falë paktit ushtarak të Armenisë me Rusinë dhe paktit të Azerbajxhanit me Turqinë.

Rajoni Kaspik ka rezerva të pasura të naftës dhe të gazit, të cilat vendet rajonale duan t’i eksportojnë në Evropë. Megjithatë, ka vetëm dy rrugë të eksportit. Njëra është në veriperëndim përmes Rusisë, tjera në jugperëndim nëpër Kaukaz. Rruga përmes Rusisë nuk i përmbush planet afatgjate të Evropës që një ditë të lirohet nga varësia me Rusinë për furnizim me energji. Pakënaqësia e Bashkimit Evropian me këtë mbështetje është rritur me vite, pasi Rusia e ka përdorur energjinë si mjet të politikës së jashtme, përkatësisht për të ushtruar presion në vendet si Gjeorgjia dhe Ukraina. Në disa raste, ndërprerjet e gazit për Ukrainën, për shkak të mosmarrëveshjeve për çmimin, kanë shkaktuar mungesë të rrymës në shtetet lindore të BE-së.

Kjo është arsyeja përse Evropa i çmon dy tubacionet që aktualisht bartin energjinë nga Kaspiku nëpërmjet Kaukazit dhe shpreson të shohë më shumë të tillë në të ardhmen. Por, këto shpresa janë të kufizuara për aq kohë sa konflikti në Nagorno Karabak mbetet i pazgjidhur.

Armenia mobilizes army after Nagorno-Karabakh conflict - TeleTrader.com

Sa rrezikon Evropa?

Ndikimi i parë në Evropë do të jetë furnizimi me naftë. Lidhja e tubacionit nga Bakuja në Cejhan, në bregun lindor të Mesdheut në Turqi, bart rreth një miliard fuçi nafte në ditë – shumica e të cilave shkojnë në Evropë, e madje disa edhe në Izrael.

Më pak shqetësuese për Evropën do të ishte ndërprerja e gazit natyror nga Kaspiku. Aktualisht, të 9 miliardë metrat kub të gazit që kalojnë përmes Azerbajxhanit, shkojnë në tregun turk. Megjithatë, ashtu si me naftën, Brukseli shpreson që një ditë të përdorë gazin nga Kaspiku, prapë për të zvogëluar varësinë nga Rusia. Kërcënimi tjetër që paraqet përshkallëzimi i konfliktit në Nagorno Karabak është mundësia e zgjerimit të tij në shtetet fqinje.

Azerbajxhani dhe Turqia, që është anëtare e NATO-s, kanë nënshkruar Marrëveshjen për Partneritet Strategjik dhe Mbështetje të Ndërsjellë në vitin 2010. Me këtë marrëveshje, të dyja palët janë zotuar se do të mbrojnë njëra-tjetrën “duke përdorur të gjitha mundësitë” në rast të agresionit ushtarak. Dy vendet kanë bërë edhe stërvitje të përbashkëta ushtarake. Shqetësues për Jerevanin ka qenë një ushtrim ushtarak vitin e kaluar në enklavën Nakçivan të Azerbajxhanit, përgjatë kufirit jugperëndimor të Armenisë. Kjo ka rritur mundësinë se në çfarëdo konflikti të madh ushtarak, Jerevani mund të përballet me një luftë me dy fronte me Bakunë, në të cilën mund të ndërhyjë Turqia.

Po aq e rrezikshme është edhe mundësia që Rusia të ndërhyjë në anën e Armenisë, në bazë të Traktatit të Tashkentit për Sigurinë Kolektive, të nënshkruar më 1992. Çdo përballje e tillë mund të rrisë tutje tensionet midis Rusisë dhe Turqisë, të cilat e shohin veten si fuqi të mëdha rajonale. Ankaraja, me paktin e saj ushtarak me Bakunë, e konsideron Azerbajxhanin pjesë të sferës së saj të ndikimit. Rusia, me mbështetjen për Armeninë, e ka bërë të qartë se e konsideron Kaukazin sferën e saj të ndikimit të vazhdueshëm./ konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Dy shtete, një komb”

Erdogan hap zjarr në jug të Kaukazit


Arrestimet, sabotimet dhe shtypja e disidencës

Njësia speciale që “e bën” Rusinë të funksionojë

A mund t’i ulë Putinin dhe Zelensky-n në të njëjtën tryezë

Një muaj para inaugurimit, Trump nis me premtimet

Pse rënia e saj do të “jehojë” në gjithë Evropën

Gjermania kërcënohet nga një skenar i tmerrshëm

Liderët globalë “në garë” për të fituar pëlqimin e tij

Donald Trump po ndryshon botën ende pa shkuar në Shtëpinë e Bardhë!