Moderatorja Luana Vjollca u rikthye sërish në ekran me emisionin e saj shumë të ndjekur “Shiko Kush Luan”, i cili edhe këtë sezon kishte rezervuar surpriza të mëdha.
Siç lajmëroi më herët, si “dhuratë” për publikun Luana ka përgatitur një “AfterParty” me personazhet e ftuar në emision, ku i bën pyetje pikante të cilat mund t’i shohim në kanalin e saj në Youtube.
E para që e nisi këtë “AfterParty” ishte vetë moderatorja, e cila gjatë intervistës nuk mund t’i shpëtonte edhe pyetjeve në lidhje me jetën e saj private.
Single apo e lidhur? Luana zgjodhi të mos i përgjigjej kësaj pyetjeje por mori vëmendjen me një tjetër përgjigje.
Ajo tregoi planet e saj të ardhshme për martesën, duke na rrëfyer si e dëshiron dasmën e saj.
Pyetjes “Dasmë tradicionale apo dasmë private?” Luana iu përgjigj “Private”, ndërsa të gjithë jemi kuriozë të dimë kur do të vijë kjo ditë.
Prej kohësh, moderatorja po përflitet lart e poshtë në media se do t’i japë fund beqarisë, megjithatë ende nuk kemi ndonjë deklaratë nga vetë ajo lidhur me këtë pjesë.
Por diçka është e sigurt, dasma do të jetë tepër intime dhe Luana e ka vendosur këtë!