Presidenti Ilir Meta thotë se qyteti i Durrësit “është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit teksa thekson se eshte koha per drejtesi, nenvizon se “transparenca, hetimi i thelluar dhe ndëshkimi nga drejtësia i përgjegjësve për shpërdorimin e milionave euro të taksave të qytetarëve të Durrësit është zgjidhja e vetme”.
POSTIMI I PLOTE
Durrësi i martirizuar dhe plot halle nga tërmeti është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake.
Transparenca, hetimi i thelluar dhe ndëshkimi nga drejtësia i përgjegjësve për shpërdorimin e milionave euro të taksave të qytetarëve të Durrësit është zgjidhja e vetme.
KOHA PËR DREJTËSI!