MENU
klinika

Dyshimet e para të policisë

66-vjeçari gjendet i pajetë në rrugë

30.09.2020 - 08:15

Një 66-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Arapaj të Durrësit.

Sipas policisë, burri nuk ka shenja dhune, por dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyra.

“Më datë 30.09.2020, rreth orës 08:15, në Arapaj, Durrës, është gjetur pa shenja jete në rrugë, nga banorët e zonës, shtetasi V. Dh., 66 vjeç, banues në lagjen nr. 17, Durrës.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale”, sqaron policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin