Për herë të parë pas incidentit të ndodhur në ishullin kufitar Turqi-Greqi, Kastellorizo, ku një dron që në sfond kishte himnin turk ngjyrosi me bojë të kuqe flamurin grek të pikturuar mbi disa shkëmbinj.
Ministri I Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşolulu u shpreh për mediat se Turqia ka respekt për flamurin grek. Sipas tij Turqia edhe në luftëra ka respektuar gjithmonë flamujt dhe simbolet e shteteve të tjera, ndërsa gjithashtu shtoi se të njëjtën gjë duhet të bëjnë dhe shtetet e tjera.
“Ne, si komb, jemi të ndjeshëm ndaj flamurit tonë dhe të gjithë janë të ndjeshëm ndaj flamurit të tyre. Flamuri ynë u dogj kohët e fundit në Greqi dhe ne reaguam. Ne duhet të tregojmë ndjeshmërinë që i tregojmë tonës dhe flamurit të të tjerëve. Ne nuk i gjejmë sulmet e flamurit siç duhet. Kjo sepse marrëdhëniet me Greqinë janë të tensionuara. Ne nuk do ta braktisim qëndrimin themelor. Edhe në luftëra, kombi turk respektoi flamujt dhe simbolet e të tjerëve. Ne presim respekt për flamurin tonë”.– tha ministri