MENU
klinika

Si ka ndryshuar pasuria në vite

Prokurorja e Përmetit sot në Vetting

01.10.2020 - 07:55

Prokurorja Silvana Pani e Prokurorisë së Rrethit Përmet do të përballet të enjten më 1 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vlerësimit për të përbëhet nga Roland Ilia, Etleda Çiftja dhe Firdes Shuli.

Silvana Pani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995, duke punuar si prokurore në Përmet dhe në Gjirokastër. Pani ka qenë edhe drejtuese e Prokurorisë së Përmetit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, prokurorja Pani deklaronte pasuri prej 2 milionë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare kap vlerën e 13 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 5.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.8 milionë lekësh dhe pasuri të luajtshme prej 1 milion lekësh. Gjithashtu, subjekti dhe bashkëshorti i saj kanë deklaruar gjendje cash gjatë periudhës deklaruese, shumatorja e së cilës kap vlerën e 4.9 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 27.7 milionë lekë, nga të cilat 65% burojnë nga paga e Znj.Pani dhe 25% nga paga e bashkëshortit. Dhuratat në cash zënë gjithashtu rreth 5.3% të të ardhurave familjare.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2007, subjekti dhe bashkëshorti i saj nuk deklarojnë të ardhura nga pagat, si rezultat i së cilës rezulton me diferencë negative për këtë vit. Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilët lidhen me huatë, vlerën e një apartamenti si dhe me deklarimet e kursimeve në cash.

Më konkretisht, në vitet 2012 dhe 2013, bashkëshorti i Znj. Pani deklaron kthim borxhi përmes bankës në vlerat 3496USD dhe 850 mijë lekë. Këto detyrime nuk rezultojnë të deklaruara në vitet e mëparshme.

Bashkëshorti i subjektit deklaron gjithashtu dhurata në cash nga vëllai në vlerën e rreth 1.4 milionë lekëve. Në vitin 2012, bashkëshorti i subjektit deklaron pagesën e një kësti për blerjen e një apartamenti, pa deklaruar vlerën e plotë të kësaj prone.

Një tjetër “flamur i kuq” lidhet me deklarimet e kursimeve në cash, ku ndryshe nga kërkesat e ligjit, deklarohen gjendjet në fund të vitit dhe jo shtesat apo pakësimet. /BIRN

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë