MENU
klinika

Analiza e New York Times

Italia ua ka lënë pandeminë në dorë ekspertëve dhe po triumfon

01.10.2020 - 16:40

Kur koronavirusi shpërtheu në Perëndim, Italia ishte u kthye në epiqendrën e një makthi të paprovuar më parë, duke i shtyrë të gjitha vendet e tjera të hynin në karantinë në mënyrë që të shmangnin atë që u quajt në atë kohë “skenari italian”.

“Ju shikoni se çfarë po ndodh me Italinë,” u tha Presidenti Trump gazetarëve më 17 mars. “Ne nuk duam të jemi në një pozitë të tillë.”

Por disa muaj më vonë, Shtetet e Bashkuara janë duke u përballur tanimë me dhjetëra mijëra vdekje, më shumë se çdo vend në botë. Shtetet europiane që dikur shikonin me vetëkënaqësi Italinë po përballen me shpërthime të pakontrollueshme të rasteve të reja. Disa po vendosin kufizime të reja dhe po vlerësojnë nëse duhet të duhet të izolohen përsëri.

Edhe Gjermania, e lavdëruar për përgjigjen e saj efikase dhe gjurmimin rigoroz të kontakteve, ka paralajmëruar se sjellja e butë po shkakton një rritje të rasteve.

Po me Italinë ç’po ndodh? Spitalet e vendit fqinj janë të zbrazura. Vdekjet ditore që i atribuohen virusit në Lombardi, rajoni verior që mbajti barrën e pandemisë, lëvizin rreth zeros. “Numri i rasteve të reja ditore ka qënë gjatë shatorit dhe gushit një nga më të ulëtit në Europë dhe botë”, tha Giovanni Rezza, drejtor i departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin Italian të Shëndetit. “Ne kemi qenë shumë të matur.”

Italianët janë optimistë se e kanë virusin në kontroll, edhe kur ekspertët kryesorë të shëndetësisë në Itali paralajmërojnë që vetëkënaqësia mbetet karburanti i pandemisë.

Por si ka kaluar Italia nga të qenit epiqendra e virusit në vendin që po jep një shembull për pjesën tjetër të botës. Pas shpërthimit të dhimbshëm të pandemisë, Italia hoqi hap pas hapi masat e bllokimit të ashpër mbarëkombëtar përmes vigjilencës dhe ekspertizë mjekësore të fituar me dhimbje.

Qeveria e vendit fqinj ka marrë një rol dytësor, duke ia lënë menaxhimin e krizës komiteteve shkencore dhe teknike. Mjekët lokalë, spitalet dhe zyrtarët shëndetësorë mbledhin më shumë se 20 të dhëa të reja mbi virusin çdo ditë dhe i dërgojnë tek autoritetet rajonale, të cilët më pas ia përcjellin Institutit Kombëtar të Shëndetit.

Rezultati është një “radiografi javore” e situatës shëndetësore mbi të cilin bazohen vendimet e politikës. Fjalën e fundit për menaxhimin e krizës nuk është duke e thënë qeveria, por eskpërtët, pasi kabineti duket e nxori një mësim pas situatës alarmante në pranverë. Mjekët italianë bëjnë cdo muaj studime dhe po këshillojnë mjekët në të gjithë Europën për medikametet më efektive kundër koronavirusit.

Këtë javë, Parlamenti votoi për zgjatjen e kompetencave emergjente të qeverisë deri më 15 tetor pasi Kryeministri Giuseppe Conte argumentoi se kombi nuk mund ta ulte vigjilencën, “sepse virusi vazhdon të qarkullojë”. Ai duket se ka vendosur të qendrojë në hijë, duke organizuar cdo javë mbledhje me ekspertë dhe duke bëri fakt të kryer të pothuajse të gjitha udhëzimëet e komitetit teknik.

Kompetencat emergjente e lejojnë qeverinë të mbajë kufizimet në vend dhe të reagojë shpejt, përfshirë edhe rivendosjen e karantinës. Qeveria tashmë ka vendosur kufizime të udhëtimit me një sërë vendesh europiane, pasi importimi i rasteve të reja virusit nga vendet e tjera është tani është frika më e madhe e qeverisë.

“Ka shumë raste në Francë, Spanjë, Ballkan, që do të thotë se virusi nuk është shuar”, tha Ranieri Guerra, një mjek italian dhe drejtori i përgjithshëm për iniciativat strategjike në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Nuk ka dyshim se hyrja në karantinë ishte ekonomikisht e kushtueshme. Për tre muaj, bizneset dhe restorantet u urdhëruan të mbyllen, lëvizja ishte shumë e kufizuare madje edhe midis rajoneve, qyteteve. Italia pritet të humbasë rreth 10 për qind të produktit të saj të brendshëm bruto këtë vit.

Por në një moment të caktuar, ndërsa virusi kërcënonte të përhapej në mënyrë të pakontrolluar, zyrtarët italianë vendosën të vinin jetën përpara ekonomisë. “Shëndeti i popullit italian vjen dhe do të jetë gjithmonë i pari,” tha Conte në atë kohë.

Zyrtarët italianë tani shpresojnë se vendi i tyre është i sigurt për të rifilluar jetën normale, megjithëse me kufij. Ata argumentojnë se mënyra e vetme për t’iu rikthyer normalitetit, është që të vazhdojnë të izolojnë në kohë të gjitha rastet e reja dhe të shmangin shfaqjen e vatrave të reja.

Ndërkohë që ishte në karatinë, qeveria italiane u akuzua se kujdesi i tepërt po paralizonte ekonominë. Por tanimë ajo ka provuar të jetë më e dobishme sesa përpjekja për të rihapur ekonominë ndërkohë që virusi vazhdon përhapet, siç po ndodh në vende si Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe Meksika.

Kjo nuk do të thotë që qytetaërt italianë janë të gjithë në vigjilencë të vazhdueshme.

Maskat shpesh mungojnë në trena ose autobusë, ku ato janë të detyrueshme. Të rinjtë po mblidhen në grupe dhe po rrezikojnë përhapjen e virusit në pjesë më të ndjeshme të popullatës. Ekziston gjithashtu një lëvizje motivuar politikisht, kundër maskave, e udhëhequr nga nacionalisti Matteo Salvini, i cili më 27 korrik deklaroi se zëvendësimi i shtrëngimeve të duarve dhe përqafimeve me takimet me bërryla ishte “fundi i qënies njerëzore”.

Në tubimet e tij, Salvini, ende shtrëngon duart dhe e mban maskën poshtë mjekrës.

Këtë javë, Z. Salvini u bashkua me skeptikët e tjerë të përdorimit tëmaskave, të cilët njihen me nofkën “mohuesit, për një protestë në bibliotekën e Senatit, së bashku me mysafirë të veçantë si Andrea Bocelli, i cili tha se nuk besonte se pandemia ishte aq serioze sepse njihte shumë njerëz të infektuar që kishin përfunduar në spital.

Por ekspertët kryesorë të shëndetit të vendit thonë se mungesa e rasteve të rënda është tregues se virusi po e humbet virulencës, pasi vetëm një përqindje e vogël e të infektuarve po sëmuren rëndë. Dhe deri më tani, numri i pacientëve në gjendje të rëndë nuk kanë qenë aq i shumtë sa të minojnë atë që ka qenë një trajektore e suksesit e fituar me vështirësi.

“Izolimi fillestar i Italisë nga fqinjët evropianë në fillim të krizës, kur maskat dhe ventilatorët mezi bliheshin nga përtej kufijve, mund të ketë ndihmuar në të vërtetë”, thotë Guerra. “Fillimisht kishte konkurrencë, nuk kishte asnjë bashkëpunim. Dhe të gjithë e pranuan se Italia kishte mbetur vetëm në atë kohë.”

Në fund të karantinës, qarkullimi i virusit kishte rënë dhe në disa rajone qendrore dhe jugore, nuk kishte pothuajse asnjë zinxhir transmetimi.

“Është gjithmonë një çështje probabiliteti me patogjenë si Sars-Cov-2,” thotë Guerra, duke shtuar masat alterative sic është monitorimi i ujërave të zeza për gjurmët e virusit kishin ulur edhe më shumë probabilitetin e infektimit.

Disa mjekë italianë thonë se besojnë se virusi tani po sillet ndryshe në Itali. Matteo Bassetti, një mjek i sëmundjeve infektive në qytetin veriperëndimor të Xhenovas, tha se gjatë kulmit të krizës, spitali i tij u përball me 500 raste me Covid-19 në të njëjtën kohë. Tani, tha ai, njësia e tij e kujdesit intensiv, me 50 shtretër, nuk ka pacientë me koronavirus dhe njësia me 60 shtretër Covid-19 e ndërtuar posaçërisht për krizën është bosh. Ai tha se mendonte se virusi ishte dobësuar. (New York Times, gazeta “Si”)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historitë e tmerrshme nga pavijonet me pacientë në prag të vdekjes

‘The Economist’: Trauma kolektive që po shkakton Covid