MENU
klinika

“Biorela Choco Prenatal”

Produkti i domosdoshëm për gratë shtatëzëna dhe nënat që kanë foshnjat në gji

02.10.2020 - 14:25

Jo vetëm fëmijët, por edhe gratë shtatzëna apo me fëmijë në gji, tashmë mund të ushqehen lirshëm me çokollatë. Dhe, qëllimi nuk është që të kënaqin vetëm shijet e tyre, por të ushqejnë në mënytë të shëndetshme veten, si dhe beben në bark, apo edhe gjatë kohës që e kanë në gji.

Pas “Biorela Choco Multi Kids”, produktit fatnastik për fëmijët, gjigandi nga Kroacia “Biorela”, sjell në tregun shqiptar nëpërmjet “Intermed”, Biorela Choco Prenatal. Ky produkt është një kombinim inovativ i vitaminave, mineraleve dhe baktereve probiotike për nënën dhe foshnjën, në formën e çokollatës së zezë, aq e dëshirueshme nga gratë e veçanërisht kur nepsi arrin kulmin, gjatë shtazanisë.

Formula e “Biorela Choco Prenatal” përmban lëndët ushqyese të nevojshme për një shtatëzani të shëndetshme dhe për rritjen e zhvillimin e duhur të foshnjës, duke përfshirë acidin folik, hekurin dhe jodin. Biorela Choco Prenatal përmban kulturë bakteriale që arrin në zorrë, për të rritur numrin e laktobacileve brenda. Ndërsa Acidi folik kontribuon në rritjen e indeve të nënës gjatë shtatëzënësisë. Marrja shtesë e acidit folik rrit statusin e folatit të nënës. Statusi i ulët i tij te nëna është një faktor rreziku në zhvillimin e defekteve të tubit nervor në fetusin në zhvillim. Marrja ditore shtesë e acidit folik prej 400 mg për të paktën një muaj para dhe deri në tre muaj pas konceptimit, ka provuar të jetë e dobishme. Gjithashtu, Vitamina C, e pazëvendësueshme dhe mjaft e domosdoshme, kontribuon në funksionin normal të imunitetit.

“Biorela Choco Prenatal” është një shtesë ushqimore për gratë shtatzëna dhe mund të përdoret gjatë kohës që ushqeheni me gji, duke mbrojtur shëndetin e grave shtatzëna e të foshnjës dhe rrit numrin e laktobacileve në aparatin tretës të grave shtatzëna. Ka një shije të shkëlqyer, me çokollatë të zezë dhe me 46% kakao. Rrit stabilitetin e rezistencë, si dhe është ideale për ato nëna që kanë foshnjat në gji.

Ky produkt nuk blihet në markete, por gjendet në farmaci.

Për të parë më në detaje përbërësit e këtij produkti, vitaminat dhe përfitimet shëndetësore për gatë shtatëzëna apo që kanë foshnjat në gji, klikoni linkun e mëposhtëm:

https://www.biorela.com/product/biorela-choco-prenatal/