MENU
klinika

Trajneri i Kombëtares sqaron gjithçka

Reja tregon pse mori të rinj: Projekt për 2024-n

03.10.2020 - 11:00

Pas publikimit të listët së grumbulluarve për ndeshjet me Armeninë (miqësore më 7 tetor) dhe Kazakistanin e Lituaninë në transfertë për Ligën e Kombeve, trajneri Reja ka folur për zgjedhjet e bëra dhe situatën.

PANDEMIA DHE HYSAJ – “Jemi ende në pandemisë. Jam në kontakte të vazhdueshme me klubet dhe është problem që ne konsiderohemi si zonë e kuqe, ashtu si edhe ndonjë vend ku shkojmë të luajmë dhe kanë frikë të sjellin lojtarë prej këtij fakti.

Unë kam komunikuar me Napolin për Hysajn dhe klubi më ka kërkuar të mos e grumbulloj Hysajn, të ndikuar për keq edhe nga ndeshje me Genoan (14 raste me koronavirus).  Nuk është vetëm Napoli.

Roshi është i dëmtuar nga informacionet që kam nga stafi mjekësor. Cikalleshi nuk është në formën e duhur fizike dhe vendosa të mos e grumbulloj. Balajn e kam patur këtu, kështu vendosa të mos e thirr për këto ndeshje.

REVOLUCIONI – Ka qenë projekti me Dukën që ne të formojmë një skuadër për vitin 2024. Pa lënë pas këto ndeshje, por projekti i madh është 2024. Kam marrë lojtarë si Kallaku, Cokaj, Selahi, Vrioni, Doka apo Broja, të cilët janë rreth 20 vjeç dhe më pas do të jenë më të pjekur.

Disa të tjerë i kam thirrur dhe nuk i kam aktivizuar dhe këtë herë do të shfrytëzoj mundësinë për t’i parë në fushë. Armenia është një vend me problematikat e saj, por objektvi është të shoh se cilët lojtarë do të jetë në gatshëm.

Do mundohemi të kemi 24-25 lojtarë, por unë do doja të kisha 27 lojtarë në dispozicion. Do presim edhe fundjavën se si do të shkojë situata, në mënyrë që deri të hënën të kemi një situatë të qartë.

PËRQENDRIMI – E kam thënë se ndeshja me Lituaninë ishte zhgënjim. Është një aspekt psikologjik që e has me kombëtaren. Kur fitojmë një ndeshje na duket se ndeshjen tjetër do ta kemi të lehtë. Duhet të përqendrohemi sepse nuk ka skuadër më të dobët, janë të gjithë të barabartë dhe duhet të jemi të përqëndruar.

Janë lojtarë të rinj, sigurisht ai që është talent 18 vjeç, do jetë i mirë edhe 30 vjeç. Nuk kanë eksperiencë, por unë shoh entuziazmin dhe talentin e tyre. Këtë herë do shfrytëzoj mundësinë dhe do i jap minuta sepse ata duhet me patjetër të jenë në fushë vazhdimisht.

Duhet të piqen dhe duhet të jenë të përulur. Ka lojtarë mendjemëdhenj që duan të arrijnë gjithçka shpejt, por nuk është kështu. Duhet të përqendrohen në maksimum dhe të pranojnë vendimet e trajnerit pa kundërshtime.

GABIMET – Dua të marr maksimumin në çdo ndeshje. Nuk e di gjendjen e kundërshtarëve. Ndaj Lituanisë humbëm në mënyrën më të keqe. Ata kishin 20 ndeshje pa fituar dhe e bënë atë ndaj nesh. Dua të theksoj se përveç Francës, kemi humbur dy ndeshje për gabimet tona ndaj Lituanisë dhe Turqisë.

Pas çdo fitoreje duhet të jemi të qetë dhe me këmbë në tokë. Të mos kemi entuziazëm e të përgatitemi menjëherë për ndeshjen e radhës. Në ndeshjet e ardhshme sikur të fitoja një dhe të mos humbisja tjetrën, do të isha i kënaqur.

Ne e kemi patur një 11-she fikse, por prej situatës së kohëve të fundit e kemi patur të vështirë ta formojmë sërish. Kam dashur të shoh edhe Kamberin. E thirrëm në eliminatoret e fundit, por nuk mundi të jetë dhe e kemi në këtë grumbullim.

SYNIMET – Kam ndryshuar pak lojtarë, kam marrë edhe të rinj, por i kam marrë për miqësoren, nëse luajnë mirë mund t’i aktivizoj edhe në ndeshjet e Ligës së Kombeve më pas. E kam 11-shen fikse, kam bërë pak ndryshime dhe këtë herë dua edhe të shoh Kumbullën dhe ta kem në fushë.

Janë lojtarë si Manaj e Cikalleshi, që kanë luajtur në sulm. Broja e Vrioni kanë bërë shumë mirë dhe vendosa t’i afroj. Memushaj ka patur probleme fizike dhe do të mungojë. Shoh një organikë të mirë në mbrojtje me shumë vlera, por dua të shoh edhe lojtarë të rinj dhe dua t’i provoj.

Objektivat nuk kanë ndryshuar jemi të gjithë me pikë të barabarta dhe nis nga e para. Do mundohemi të marrim maksimumin. Mezi pres të shoh gjendjen e skuadrës”, – u shpreh trajneri Reja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për 3 ndeshjet e Shqipërisë

Pesë afrime të reja në Kombëtare

Jashtë autori i golit ndaj Greqisë

Kosova shpall listën, Muriqi gati ndaj Maqedonisë


Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit