MENU
klinika

Jashtë autori i golit ndaj Greqisë

Kosova shpall listën, Muriqi gati ndaj Maqedonisë

02.10.2020 - 18:33

Përfaqësuesja e Kosovës ka ndeshje të rëndësishme në harkun kohor të një jave, por sidomos sfida e parë është vendimtare për fatet e Europianit 2021. Ndaj Maqedonisë së Veriut më 8 tetor në Shkup dardanët shkojnë të kompletuar.

Trajneri i Kosovës ka vendosur që të lërë jashtë përfaqësueses Bernard Berishën, për gjestin që ky i fundit bëri ndaj trajnerit në ndeshjen kundër Greqisë pasi shënoi gol. Një festim polemizues, që e lë lojtarin jashtë listës.

Rikthehet Vedat Muriqi, edhe pse sulmuesi ka shumë kohë pa luajtur për shkak të dëmtimeve dhe transferimit të tij te Lazio së fundmi. Ndërkohë, mungon Milot Rashica, i cili gjithashtu ka qenë larg fushave të lojës gjatë kësaj periudhe për dëmtime e për situatën e merkatos, pasi nuk është vendosur ende nëse do të largohet nga Bremen.

Bie në sy mes emrave të ftuar për këto ndeshje shumë të rëndësishme se në listë gjendet edhe Visar Bekaj, portieri i Tiranës i cili do të jetë në stol ndaj Maqedonisë së Veriut, ndeshje në të cilën do të mungojë Samir Ujkani dhe ai do të jetë alternative e parë e Aro Muriç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak